E Hënë, 2 Nëntor 2026

KLGJ kërkon më shumë fonde, Ilir Rusi: Na duhen 9 mld lekë për 2026-ën

Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, deklaroi se kërkesa e institucionit që ai drejton, ka qenë një buxhetim në vlerën 9 miliardë e 300 milionë lekë që do të shkonin për tre programet buxhetore, të KLGJ-së, të Qendrës së Teknologjisë dhe Informacionit dhe Gjykatat.

Sipas Rusit, pr.buxheti i 2026 ka parashikuar 6 mld e 800 mln, një diferencë në vlerën e 26% më pak se buxheti i kërkuar nga KLGJ.

Por sipas Rusit, buxhetimi ndaj KLGJ-së kap vlerën 20% më tepër krahasuar me vitin 2025.

Ai shtoi gjithashtu se në harkun kohor nga 2021-shi, buxhetimi ndaj KLGJ-së është dyfishuar.

 “KLGJ është grup buxhetor që ka tre programe buxhetore: një për KLGJ, një për qendrën e teknologjisë së informacionit dhe një për gjykatat.

Kërkesat kanë qenë për një buxhetim 9 mld e 300 mln lekë për të tre programet. Pr.buxheti është miratuar në vlerën rreth 6 mld e 800 mln lekë.

Diferenca përbën një miratim të tanishëm në vlerën e 26% më pak se buxheti i kërkuar nga ne.

Buxhetimi për 2026, është në vlerën 20% më tepër se në 2025-ën. Është dyfishuar buxhetimi në KLGJ që nga 2021-shi që ka qenë 3 mld e 500 mln”, deklaroi Rusi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›