Kushtetuesja kërkon fond shtesë prej 7.5 mln lekësh, Manja: Godina shumë shpejt do t’i kalojë Kuvendit

“Godina e Gjykatës Kushtetuese shumë shpejt do t’i kalojë Kuvendit”, ka qenë kjo deklarata e kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në mbledhjen e sotme të komsioinit, ndërsa diskutohej pr.buxheti i vitit 2026 për Kushtetuesen.
“Jemi komshinj shumë të mirë realisht, sepse ajo godinë shumë shpejt do i kalojë Kuvendit. Në projektet afatmesme që ka, Gjykata Kushtetuese do ketë një godinë të vetën dinjitoze, por deri atëherë duhet të akomodojmë këkresat e domosdoshme”, deklaroi Manja.
Deklarata e Manjës erdhi pas kërkesës së bërë në komision nga sekretar i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile, për një fond shtesë në vlerën 7.5 milionë lekë.
Papandili u shpreh se ky fond do të shkojë për softëera të rinj me qëllim mbrojtjen dhe rritjen e siguriosë kibernetike, pajisje zyre, rinovim makinash e mobilim zyre.
“Tre procedura që do arrijnë 90-92% janë në procesim. Është dhe rikostruksioni që mbaron. Ne e realizojmë buxhetin e investimeve. Këto janë të pasqyruara dhe në APP. Unë mendoj se ai 7.5 mln lekë që kërkojmë është real. Kërkojmë për informatizimin për shkak se na duhen softwera për rritjen e mbrojtjen e sigurisë kibernetike, për pajisje zyrash, mobilim zyre sepse kemi shtruar një drejtori, rinovim të çdo viti të makinave. Nuk është akomoduar nga Ministria e Financave kërkesa jonë”, deklaroi ai.
Manja nga ana e tij, theksoi se institucionet si KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata Kushtetuese kanë deklaruar në komision se shifra e realizimit të investimeve shkon nga 9-13%,ndërsa procedurat on going që paraqiten te “Ligjet” shkojnë në 90% realizim.
“Na kanë dhënë mënyrën si do kalojë nga 9-10% realizim, dhe kur procedurat on goind që na paraqitet këtu, realizimi shkon 90-98% realizim të investimeve. Fatmirësisht ne i kemi me recorde të regjistruar dhe KLGJ dhe PP dhe GJK, na kanë dhënë mënyrën si do kalojnë nga 9.1% dhe13% në 90% në 31.12.2025. Nëse këta do kenë këto shifra realizimi buxheti që na i premtuam do ua marrim sërish paratë e do i çojmë në një vend tjetër ku ka nevojë. Uroj të shkoni te 90% por ne do e shohim për 3 muaj kur të vini të raportoni për rezolutat e kuvendit për vitin 2025.
Nga 9% realizim investim në shpenzime kapitale uroj të shkohet në 90%. 7.5 milion kërkon Gjykata Kushtetuese”, tha Manja.
/rtsh.al/