Linjë e re fluturimi Shqipëri-Kretë, Balluku: Do sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë

Një linjë e re fluturimi Shqipëri-Kretë i është shtuar familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. Lajmi ëhstë bërë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila deklaroi se linja e re Tiranë-Heraklion do u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.
“Tiranë – Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”.
Një urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.
TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit”, deklaroi Balluku.
/rtsh.al/