KLSH: 1.6 miliard lekë dëm në buxhet
Buxheti i shtetit gjatë vitit 2010 ka pësuar një dëm ekonomik prej 1.6 miliardë lekësh.
Kështu është shprehur kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Robert Çeku gjatë prezantimit të raportit të këtij institucionit në komisionin e ekonomisë.
Sipas tij shkeljet financiare më të mëdha janë bërë në tatim-taksa, dogana dhe në tenderët e ndërtimit të rrugëve.