Gati hartimi i draftit per hipotekat kush perfiton
TIRAN- Premtim elektoral apo jo nga ana e qeverise ndertuesit pritet te hartojne ne nje periudhe sa me te shpejte draftin per hipotekimin e apartamenteve te ndertuara gjate viteve te fundit ne vend per te shfytezuar edhe situaten parazgjedhore gjate te cilave qeverite jane disi me zemergjera.
Pritet qe puna te filloje nga dita e hene kur Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise do ti drejtohet Drejtorise se Pergjithshme te Hipotekave per te marre te gjithe dokumentacionin ligjor qe perben pengese momentalisht ne regjistrimin e apartamenteve per ti sugjeruar me pas ekzekutivit ndryshimet qe duhen miratuar.
Kryetari i Shoqates se Ndertuesve Maksim Muci shpjegon procedurat qe do te ndiqen deri ne hartimin perfundimtar te draftit si dhe qellimet kryesore te tij. Jane rreth 1 000 apartamente te ndertuara tashme te cilat kane mbetur peng i nje sere pengesash ligjore dhe administrative te cilat nuk lejojne regjistrimin ne hipoteka duke bere qe pronaret de facto te mos jene edhe pronare ligjore.
Drafti
Pas marrjes se te dhenave nga hipotekat shoqata do te filloje shqyrtimin e tyre per te gjetur pikat ku mund te behen ndryshime te cilat do te lejojne rregjistrimin e apartamenteve. Shkaqet e bllokimit fillojne nga problemet proceduriale deri tek shmangiet nga projekti fillestar i nderteses gje qe ka bere bashkite apo komunat te mos leshojne lejet e shfrytezimit. Ketu pritet te perqendrohen edhe kerkesat e ndertuesve per ndryshime ne ligje dhe procedura.
E gjithe puna per hartimin e draftit parashikohet te perfundohet brenda javes se ardhshme ndersa me pas do ti dorezohet qeverise. Duket se ndertuesit jane te prirur te perfitojne nga nisma per amnistine fiskale por edhe nga fakti se dy muaj me pas jane zgjedhjet lokale dhe ne keto raste qeverite jane me te prirura per leshime. Dy dite me pare Ministri i Financave Ridvan Bode ne vigjilje te fushates elektorale per zgjedhjet e 8 majit iu kerkoi ndertuesve te hartonin nje draft ligjor sipas te cilit mund te behej edhe hipotekimi i apartamenteve.
Pengesat
Sipas shpjegimeve te ndertuesve nje pjese e apartamenteve mbeten te bllokuara per shkak te procedurave te punes se zyrave tre hipotekave te cilat per te bere regjistrimin kerkojne nga kompania ndertuese qe te dorezoje nje vertetim qe ka paguar detyrimet tatimore jo vetem per ndertesen ne fjale por edhe per ndertime qe jane bere vite me pare.
Une mund te kerkoj regjistrimin e nje apartamenti tani nderkohe qe rregullat kerkojne qe te dorezoj vertetim qe kam shlyer detyrimet tatimore per nje ndertese te ndertuar pershembull ne vitin 2002 -shpjegon kreu i ndertuesve. Shkak tjeter i bllokimit te apartamenteve per tu regjistruar neper hipoteka konsiderohet edhe procesi i legalizimeve nga ana e ndertuesve. Per aq kohe sa pronaret nuk paguajne tarifen e legalizimit ALUZNI nuk leshon lejen gje e cila do te lejonte edhe regjistrimin ne hipoteke.
Nuk mund te mbetet pa permendur nje tjeter shkak i moshipotekimit te apartamenteve i cili ka te beje me shmangien nga projekti fillestar nga ana e ndertuesve sipas te cilit kompanite kane marre lejet e ndertimit. Ne raste te tilla bashkite apo komunat pasi konstatojne shmangien nga projekti fillestar nuk i japin kompanise lejen e shfrytezimit e cila mund te konsiderohete dhe si certifikata e sigurise se nje ndertese. Nuk jane te pakta rastet kur ndertimi i apartamenteve eshte bere ne shkelje te projektit duke rrezikuar edhe jeten e banoreve.
Ne mungese te lejes se shfrytezimit hipoteka ne asnje menyre nuk mund te beje regjistrimin e nje objekti. ne lidhje me kete Muci shpjegon se jane rreth 450 shtesa apartamentesh te cilat edhe pse kane marre lejen nga bashkite dhe komunat perseri kane mbetur jashte rregjistrave te hipotekave. Pra pasi eshte konstatuar shkelja e projektit pushteti lokal nuk ka dhene lejen e shfrytezimit por ne nje kohe te mepasshme keto shtesa jane legalizuar duke e perfituar ate. Kemi rreth 450 shtesa pallatesh te cilat nuk mund te rregjistrohen ne hipoteka edhe pse kane marre tashme lejen pasi na kerkojne vertetim per taksat -shpjegon ai.
Apartamentet pa hipoteke pengohet kreditimi
Mungesa e hipotekes se apartamentit eshte nje pengese e madhe per pronaret te cilet minimumi nuk mund ta shesin ate nderkohe qe problemi me i madh qendron tek kreditimi. Nje pjese e konsiderueshme e kredive te leshuara nga bankat jane te mbrojtura me kolateral ku ne shumicen e rasteve i tille mund te perdoret apartamenti. Ne mungese te hipotekes bankat nuk e pranojne si kolateral apartamentin duke penguar familjen qe te marre kredi.
Qenia e regjistruar e apartamentit ne hipoteke behet edhe me shume i domosdoshem tani per bankat ne nje kohe kur raportohet qe ka rritje te metejshme te kredive me probleme. Sipas te dhenave me te fundit te Shoqates Shqiptare te Bankave deri ne muajin janar niveli i kredive problematike ka arritur deri ne 14.5 per qind. Shqetesues eshte fakti se ritmi i kredive te keqija ka vijuar te rritet nga muaji ne muaj.