E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria Falja fiskale duhet te nise nga emigrantet

Gjergj Buxhuku

Tirane 20 mars 2011 NOA- Administratori i Pergjithshem i Konfindustrias Gjergj Buxhuku ka reaguar lidhur me qendrimin e ministrit te Financave Ridvan Bode lidhur me faljen fiskale.

Sipas tij falja fiskale duke pasur parasysh vecorite e ekonomise kombetare ne radhe te pare duhet ti drejtohet qytetareve shqiptare dhe kryesisht atyre qe jetojne jashte vendit.

Koha e humbur prej pothuaj 2 vitesh me ceshtjen e shumeperfolur te faljes fiskale qartesisht ul ndjeshem mundesite e te hyrave financiare ne ekonomine shqiptare nga te ardhurat e emigranteve tane si pasoje e veprimeve te shpejta te vendeve konkurrente tona ne rajon dhe me gjere. Shqetesimi i mesiperm i Konfindustrise vjen nderkohe qe vendet e tjera konkurente te rajonit kane vepruar me shpejtesi deri ne veprime te deshperuara per terheqjen e flukseve financiare nderkombetare drejt ekonomive te tyre thuhet ne deklaraten e Buxhukut.

Ai ka shtuar se kthimi i emigranteve me rastin e pushimeve te veres 2011 duhet te shoqerohet me nje strategji te qarte ligjore dhe teknike te pergatitur me kohe nga ana e ekzekutivit me qellim qe te behej e mundur ndergjegjesimi sqarimi dhe zbatimi ne praktike i faljes fiskale per qytetaret.

Sakaq Buxhuku thekson se do te ishte me ndikim te ndjeshem per mire ne ekonomine kombetare hyrja e flukseve financiare nga jashte ne kushtet kur kerkesa per likuiditet nga biznesi eshte tejet e madhe dhe pasojat e krizes boterore jane ende te prekshme.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBushati Demi i naftes u pagua shume shtrenjte por Kryeministrit i leverdis te mos dijeBode Amnisti fiskale apo falje do t8217i marrim parasysh sugjerimetNikolin Jaka Amnistia fiskale e domosdoshmeBerisha Tekste shkollore falas per femijet e emigranteveSHBA Urgjent nderhyrje ushtarake ne Libi Lidhjeamnistia fiskale ekonomi kombetare Emigrantet Gjergj Buxhuku hyrja e flukseve financiare qeveri strategji

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›