Japoni, konfirmohet vdekja e 8600 personave nga tërmeti

Agjencia Kombëtare e Policisë në Japoni ka deklaruar se ka shqetësime se numri i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami mund ta kalojë shifrën prej 18 mijë personave.
Policia theksoi se aktualisht është konfirmuar se nga tërmeti dhe cunami, kanë humbur jetën 8600 persona, ndërsa 12800 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Njëherësh, inxhinierët kanë vazhduar të punojnë në evitimin e shkatërrimit atomik në centralin Fukushima, në pjesën verilindore të Japonisë, ku reaktorët e tej nxehur kanë shkaktuar rrjedhje të rrezatimit dhe kanë nxitur shqetësime për helmimin e ushqimit dhe të ujit.