E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH, 1.6 miliardë lekë dëm buxhetit gjatë 2010-s

TIRANË- Plot 1.6 miliadrë lekë është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë vitit të shkuar. Shifra është deklaruar sot nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Ceku, gjatë mbledhjes së komisonit të Ekonomisë, ku ka prezantuar raportin e KLSH-së për vitin që kemi lënë tashmë pas.

Sipas raportit të lexuar nga Ceku përpara deputetëve te pranishem ne Komision, dëmi është shkaktuar kryesisht nga tatimet, doganat, prokurimet dhe shpenzimet e tjera operative.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që në fillim zhdëmtimin e shumës me të cilën është dëmtuar buxheti i shtetit- ka deklaruar Ceku, duke shtuar se megjithëkëtë,  objektivat e vitit 2010 janë realizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›