E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kerkon nga Ristani qe te rrezoje vendimin per KZAZ-te

Subashi Kreu i KQZ-se ta zgjidhe problemin pasi shkeli ligjin

Partia Socialiste nuk ka ende nje vendim politik rreth pjesemarrjes se saj ne administrimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Nisja nga puna e Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor KZAZ me anetare te rekrutuar jashte kontekstit te Kodit Zgjedhor qe u jep te drejten vetem partive politike te propozojne ka vene ne levizje mekanizmin e administrimit i cili ngre pikepyetje teknike rreth mundesise se korrektimit ne rast se opozita vendos te hyje ne loje. PS nuk ka ende nje vendim politik nese do te depozitoje emrat per komisionere ne KZAZ. Deri ne ate moment cdo gje mbetet e pandryshuar. Por gjithsesi ky eshte nje problem qe i duhet shtruar kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani i cili edhe ka krijuar permes shkeljes se ligjit kete situate tha lidhur me kete fakt deputeti socialist Armando Subashi. Mbi kete qendrim mund te merret me mend se edhe pse procesi i pergatitjes se zgjedhjeve ka hyre ne nje faze shume te rendesishme serish opozita nuk ka nje vendim per tu bere pjese e tij ne menyre te plote. Mungesa ne administrimin e zgjedhjeve ne terren i bashkengjitet edhe nje bojkoti me karakter politik te anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili qe prej gati dy muajsh funksionon me vetem me shumicen e thjeshte. Duke lene menjane faktin se depozitimi i emrave te komisionereve socialiste mbetet nje problem se pari politik me rendesi eshte diskutimi i rrugeve per rivendosjen ne kushtet e barazise ne procesin administrativ te pozites dhe opozites kur dihet se ne gjysmen e KZAZ jane emeruar komisionere apartiake. Ky eshte nje problem qe do te duhet ta zgjidhe z. Ristani dhe KQZ sepse ata edhe e krijuan. Aq me teper kur Kodi Zgjedhor eshte shume i qarte dhe i hapur ne kete pike. Por gjithsesi nuk mendoj se ka dikush interes qe te provokoje tensione edhe per kete ceshtje tha Subashi. Deri me sot asnje prej juristeve dhe perfaqesuesve te politikes nuk ka dhene nje reference te menyres sesi komisioneret qe aplikuan pas thirrjes se KQZ do te largohen per ti lene PS hapesiren e duhur per pjesemarrje ne administrim. Kjo pasi edhe vete emerimi i kandidateve nga shoqeria civile u be ne kushte interpretimi ligjore te paqendrueshme dhe te kontestuara. Nje rruge qe duket se mbetet si me korrektja eshte nje doreheqje vullnetare e te emeruarve ne funksion te zgjidhjes se nje problemi qe nese nuk gjen rrugen e duhur do te mbingarkoje edhe me situaten e ndezur politike ne vend. Nese kjo gje ndodh ne bllok atehere mund te flitet per faktin se edhe emerimi i tyre ka ardhur si veprim ndihmues per shumicen dhe funksionimin e KZAZ-ve sesa si shprehje e nje aplikimi te thjeshte dhe te panxitur politikisht. Per kujtese duhet thene se kalimi ne fazen e veprimit ne emergjence nga ana e KQZ u be per shkak te shkeljes se afateve te dorezimit te kandidaturave nga ana e Partise Socialiste dhe aleates se saj Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut duke perdorur te drejten e caktimit te komisionereve kryesisht diten e zgjedhjeve si dispozite analoge edhe per rastin konkret. Ky veprim i KQZ i marre me vetem 4 vota pro me shume sesa nje akt i diskutueshem juridik u aktualizua si nje kunderpeshe e efektshme e bojkotit socialist te KZAZ-ve qe synonte paralizimin e procesit e mandej detyrimin e shumices per negociate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›