E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjtike

Për qeverinë shqiptare, energjia e rinovueshme mbetet prioritet ndërsa do të vijojmë të përparësojmë këtë sektor. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në konferencën e organziuar për energjinë e rinovueshme.
 

Sipas tij qeveria gjithashtu do të adoptojë sistemin ligjor më të mirë për blerjen e energjisë së rinovueshme duke shtuar se do t`i japen garancitë e mundshme edhe biznesit dhe investimeve të këtë sektor.

Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria i ka të gjitha kushtet që të kthehet në të ardhmen në një superfuqi të vogël energjetike në mes të Evropës duke shtuar se vendi ynë i ka të gjitha potencialet ekzistuese për të siguruar energjinë nga uji, por edhe burimet e tjera alternative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›