E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH Abuzimet me buxhetin mbi 1.5 miliarde

Demi ne buxhetin e shtetit arrin nje shifer te konsiderueshme qe ne monedhen shqiptare arrin ne me shume se 1.5 miliarde leke.

Abuzimi me tenderet kane perfshire ne lsquomekat dikasteret kryesore por edhe disa institucione te larta te vendit.

Ne raportin voluminoz te KLSH-se qe eshte dorezuar ne kryesine e Kuvendit vihet re se demi me i madh financiar eshte bere ne abuzimet me tenderet por edhe ne fushen e shpenzimeve.

Abuzimi me tenderet Ministria e Arsimit dhe Shkences vleren totale te abuzimeve e ka ne shifren 78.3 milione leke.

Nga keto 24.3 milione per shkak te abuzimeve ne fushen e prokurimeve publike duke likuiduar mallra ne kundershtim me specifikimet teknike te percaktuara ne kontrate.

Per udhetime dhe dieta ne kundershtim me ligjin kjo ministri i ka shkaktuar dem financiar buxhetit te shtetit ne masen 3.5 milione leke.

Ministria e Brendshme ne fushen e prokurimeve publike ka perfituar padrejtesisht per rikonstruksion te rrugeve rurale nga rritja fiktive e volumit te punes dhe rritja fiktive e gjatesise se rruges ne kundershtim me specifikimet teknike e detyrimet kontraktore.

Ky dem kap vleren e 853 mije lekeve. Ministria e Mbrojtjes ka perfituar padrejtesisht 4.4 milione leke ne fushen e prokurimit publik ku ka perfituar padrejtesisht nje kompani ndertuese nga ndryshimi i cmimeve krahasuar me kontraten baze te lidhur me autoritetin kontraktor.

Po keshtu Ministria e Mjedisit per vitin 2009 ne fushen e prokurimeve publike ne preventivat e hartuar ka shtuar padrejtesisht vleren e fidaneve te blere per pyllezim. Ky dem kap vleren e 1 milion lekeve.

Ministria e Financave vleren e shkeljes e ka 168 mije leke ne fushen e prokurimeve publike per punime te pakryera dhe te likuiduara ne kundershtim me ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›