E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata hidrike HEC-et nen kontroll

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri te ditur dje situaten mbi kaskaden e lumit Drin ku jane te shtrira hidrocentralet kryesore ne vend.

Sipas KESH-it ne hidrocentralin e Fierzes kuota e liqenit regjistron nivelin e 284.25 metrave kurse prurjet jane 150 meter kub ne sekonde.

Ne Koman liqeni eshte ne nivelin e 172.52 metrave mbi nivelin e detit kurse ne Vaun e Dejes ne kuoten e 74.39 metrave.

Situata paraqitet normale si per kuotat dhe prurjet ndersa monitorohen cdo ore te dites dhe te nates deklaron zyrtarisht KESH-i.

Me nivelet aktuale Fierza ndodhet te pakten 12 metra larg pikes kritike te hapjes se portave. Me ndryshimin e klimes dhe fillimin e reshjeve monitorimi ndaj HEC-eve kthehet ne proces mjaft te rendesishem per KESH-in.

Vitin e kaluar nje pakujdesi ne monitorimin e lumenjve qe rridhnin mbi HEC-e solli si rezultat permbytjet ne tri raste per zonat prane Shkodres duke shkaktuar deme te medha ne materiale dhe shkaterrimin e tokave bujqesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›