KLSH Dogana e Tiranes evazion fiskal me vendet arabe dhe latine

Lume shkeljesh dhe abuzimi me ligjin jane gjetur nga Kontrolli i Larte i Shtetit ne Doganen e Tiranes gjate inspektimeve te kryera ne muajt mars-korrik 2010. Duke filluar qe me mosmarrjen ne konsiderate te rekomandimeve te dhena nga KLSH-ja niveli i ulet i realizimit te planit e me tej me procedurat e ndjekura me zhdoganimin e mallrave e deri me rikuperimin e borxheve te prapambetura.
Raporti eshte publikuar se fundmi nga KLSH-ja dhe permban nje mori shkeljesh me se shumti me praktiken e ndjekur per verifikimin e vleres se mallrave te importuara nga vendet e Lindjes arabe dhe te Amerikes Latine. Nga kontrolli u konstatua se disa subjekte kane importuar mallra te ndryshme te cilat autoriteti doganor kompetent i ka zhdoganuar me cmim fature transaksion pa bere asnje nderhyrje ligjore kur per keto artikuj ka pasur cmime referuese te publikuar ne Dosjen e Referimit te Vleres doganore te mallrave - thuhet ne raport.
KLSH-ja thote se nuk jane zbatuar ne menyre te plote kerkesat e udhezimit nr. 25 date 30.11.2007 te Ministrise se Financave Per procedurat e shqyrtimit te Vleres Doganore burimet e informacionit dhe afatet e publikimit te Dosjes me te Dhena te Disponueshme si dhe zhdoganimin e automjeteve e te pjeseve te kembimit te tyre. Me tej ne raport konstatohet se nuk jane mbajtur kurdohere ne vemendje kerkesat e pershkruara ne piken 2 te ketij udhezimi ku percaktohen qarte indikatoret mbi te cilet do te mbeshtetet analiza per pranimin ose jo te vleres se transaksionit te deklaruar. KLSH-ja ve ne dukje se pika 2.5 e udhezimit ben fjale per vendet e origjines si Azia Lindja e Larget vendet arabe zonat e lira off-shor dhe Amerika Latine vende dhe rajone nga te cilat eshte kryer nje pjese e konsiderueshme e importeve te realizuara nepermjet kesaj dogane.
Marresi i mallrave ka historik shkeljesh kurse vendi i ngarkimit nuk korrespondon me vendin dhe adresen e eksportuesit - jane disa nga faktet e permendura ne raportin e KLSH-se referuar punes se kryer nga Dogana e Tiranes. Me tej vihet ne dukje mungesa e deklaratave te eksportit nga vendi eksportues dhe ne rastet kur ato gjenden bashkelidhur praktikes nuk jane origjinale por fotokopje pa vule te njome. Vlera e importit te mallrave nga keto vende sipas KLSH-se ne shume e raste eshte e dyshuar madje deri dhe e falsifikuar kjo sepse nje pjese e faturave transaksioneve nuk jane leshuar nga prodhuesi por nga zonat e lira off-shor dhe ne keto kushte ato nuk mund te jene origjinale dhe bindese. Fakti qe gjate periudhes se kontrollit nuk u paraqiten dokumente qe te tregojne per rastet e verifikimit ne origjine te faturave qe kane shoqeruar mallrat e importuara nga keto vende dhe rajone tregojne se eshte krejtesisht e pamundura qe ato te verifikohen ne origjinen e tyre nga strukturat e specializuara te administrates doganore - thuhet ne raport.
Per kete arsye KLSH-ja deklaron se autoriteti doganor kompetent duhet te kishte marre masa me te plota ligjore per te garantuar vleren doganore te mallrave qe jane importuar nepermjet kesaj dogane. Nga kontrolli me zgjedhje i praktikave doganore import rezulton nje e ardhur e munguar ne buxhetin e shtetit ne vlere prej ... leke shifra mungon ne raport per vitin 2008 dhe 2009 - tregon Kontrolli i Larte i Shtetit.