KLSH Dogana e Tiranes evazion fiskal

Duke filluar qe me mosmarrjen ne konsiderate te rekomandimeve te dhena nga KLSH-ja niveli i ulet i realizimit te planit e me tej me procedurat e ndjekura me zhdoganimin e mallrave e deri me rikuperimin e borxheve te prapambetura.
Raporti eshte publikuar se fundmi nga KLSH-ja dhe permban nje mori shkeljesh me se shumti me praktiken e ndjekur per verifikimin e vleres se mallrave te importuara nga vendet e Lindjes arabe dhe te Amerikes Latine.
Nga kontrolli u konstatua se disa subjekte kane importuar mallra te ndryshme te cilat autoriteti doganor kompetent i ka zhdoganuar me cmim fature pa bere asnje nderhyrje ligjore kur per keto artikuj ka pasur cmime referuese te publikuar ne Dosjen e Referimit te Vleres doganore te mallrave thuhet ne raport.
KLSH-ja thote se nuk jane zbatuar ne menyre te plote kerkesat e udhezimit nr. 25 date 30.11.2007 te Ministrise se Financave Per procedurat e shqyrtimit te Vleres Doganore burimet e informacionit dhe afatet e publikimit te Dosjes me te Dhena te Disponueshme si dhe zhdoganimin e automjeteve e te pjeseve te kembimit te tyre.