Arratisja pranga shefit te sigurise se 313-es

Shefi i sigurise ne burgun 313 te Tiranes eshte arrestuar sot nga policia pasi eshte konsideruar si pergjegjes per arratisjen e te denuarit Ajet Markaj.
Lajmin e bejne te ditur burime policore zyrtare sipas te cilave bashke me shtetasin Kamber Hoxha ne pranga ka perfunduar edhe nje punonjes policie i burgut.
Nderkohe shtojne burimet tre punonjes te tjere po hetohen ne gjendje te lire lidhur me ngjarjen.
22 vjecari Ajet Markaj u arratis diten e djeshme gjate nje ndeshjeje futbolli qe po luhej ne ambjentet e burgut 313 ne kryeqytet.
Ai shtyu policin qe kujdesej per sigurine dhe kaperceu murin rrethues lartesia e te cilit eshte qesharake.