Ndermarrjet shteterore zhyten ne borxhe
Borxhet e ndermarrjeve jofinanciare publike kundrejt bankave u rriten me 40 per qind deri ne fund te shtatorit ne krahasim me nje vit me pare duke treguar per gjendje te veshtire financiare te perjetuar nga keto kompani. Lajmi behet i ditur nga statistikat mbi kreditimin qe u publikuan dje nga Banka e Shqiperise. Deri ne fund te shtatorit ndermarrjet shteterore e rriten huamarrjen te bankat e nivelit te dyte deri ne 13.7 miliarde leke rreth 100 milione euro ndersa nje vit me pare portofoli i kredise te terhequr nga keto ndermarrje ishte 9.6 miliarde leke. Veshtiresite me te medha financiare duket se po perjetohen nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e cila qe prej kater vjetesh i drejtohet bankave per te financuar blerjen e energjise se importuar. Shumica derrmuese e kredise se terhequr nga kompanite shteterore eshte ne euro ndersa vetem 35 per qind eshte e emetuar ne leke.