E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: Zbulon shkelje në institucionet shtetërore

Kontrolli i lartë i shtetit zbulon shkelje me humbje të mëdha financiare nga disa institucione shtetërore. Dëme më të mëdha kanë shkaktuar drejtoria e doganave, tatimeve, hekurudhave dhe ministria e mbrojtjes.
Sipas kontrollit, shuma e humbur nga abuzimet është llogaritur në më shumë se 2 miliardë e gjysmë lëkë. Ky dëm i përket veprimtarisë ekonomike-financiare për periudhën kohore 2005-2007 dhe 6 mujorit të parë të vitit 2008, përcaktuar për çdo subjekt të kontrolluar në programet e kontrollit. Sipas sektorëve, shkeljet me dëm ekonomik janë konstatuar në:
Fushën e Prokurimeve , në vlerën e përgjithshme prej 718 milion e 582 000 lekë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Ministrinë e Mrobjtjes, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Projektin "Mirëmbajtja e rrugëve", Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, Durrës. Degët e Tatimtaksave, në vlerën e përgjithshme prej 1 milion e 887 000 lekë, për mosaplikim të gjobave dhe mosdorëzimin në afat të bilancit financiar. Në Doganat në Tiranë, Berat, Shkodër, Fier, Sarandë, Vlorë, në vlerën e përgjithshme prej 694 milion e 656 000 lekë, për detyrime doganore të papaguara në zhdoganimet e disa artikujve , autoveturave, si dhe mosaplikim të sanksioneve ligjore. Në fushën e Urbanistikës, në shumën e përgjithshme prej 153 milonë e 737 000 lekë , e konstatuar në Komunën Dajt, shkaktuar nga mospagesa e taksës së infrastrukturës, në Spitalin Ushtarak , si shpërblime të përfituar padrejetësisht për fundvitin. Për vlerën e dëmit ekonomik të shkaktuar nga administrate shtetërore, Kontrolli I Lartë I Shtetit ka rekomanduar zhdëmtimin e dëmit në masën 99.5%. Gjithashtu gjatë këtij 9-mujori, nga ana e KLSH_së janë bërë 24 kallëzime penale, të cilat janë nën hetim nga Organi I Akuzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›