Ngjela: Kodi, spata kohe per kriticizmin

Deputeti Spartak Ngjela, ne fjalen e tij ne seancen parlamentare qe ka nisur para pak castesh, ka deklaruar se nuk ka pasur mundesi te organizonte kritiken ndaj Kodit te ri Zgjedhor te hartuar nga PD dhe PS.
Ngjela ka theksuar se kodin e mori ne oren 10 te dites se sotme dhe per rrjedhoje koha per te bere kritiken per ne seancen e sotme parlamentare ka qene e pamjaftueshme.
“Kete kod une e kam marre ne oren dhjete dhe nuk kam pasur mundesi qe te pergatis kriticizmin. Une jam i detyruar te mbaj qendrimin per kriticizmin e ketij kodi. Ky kod ka brenda nje procedure shume te sofistikuar dhe duhet jo me pak se nje jave per te bere kriticizmin”, ka pohuar Ngjela.