E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, Gjykata pranon kërkesën e Telitit

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Armand Telitit dhe Andi Tomës të dy nën akuzë për shpërdorim detyre dhe fondesh për rrugën Durrës-Kukës të cilët kundërshtojnë zgjaten e afatit të hetimit nga Prokuroria. 

TIRANE- Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Armand Telitit dhe Andi Tomës, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre në skandalin e rrugës Durrës-Kukës, për të shfuqizuar urdhërin e Prokurorisë për zgjatjen e hetimit edhe një muaj. Trupi gjykues e cilësoi të drejtë kërkesën e Telitit ish zëvendësministrit të Transporteve dhe ish drejtorit juridik në këtë Ministri Andi Tomës.
Teliti dhe Toma njëkohësisht nën akuzë për shpërdorim detyre dhe abuzim me fonde për rrugën Durrës-Kukës, kërkuan shfuqizimin e një urdhëri të Prokurorisë të pak ditëve më parë. Sipas të cilit hetimet për rrugën do të zgjateshin edhe një muaj nga 6 nëntori në 6 dhjetor të këtij viti.
Të pyetur nga media pas gjygjit Teliti u shpreh se “ne jemi të gatshëm të përballemi me çdo vendim të Prokurorisë. Pasi ndjehemi të pafajshëm në këtë çështie”
Në skandalin e rrugës Durrës-Kukës është nën hetim edhe ish Ministri i Transporteve Lulzim Basha, të cilit i është hequr imuniteti. Prokuroi i çështies Arben Kraja tha se “do ankimojë vendimin e Gjykatës së Tiranës”. Një ditë më parë Kraja kërkoi nga Gjykata shpalljen e mos kompetencës së gjykimit për shkak se sipas tij në këtë procedim ndodhet edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, aktualisht pa imunitet, Ministri Basha. Kraja argumentoi para trupit gjykues se duke qenë deputet kjo çështje nuk mund të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së parë, por nga Gjykata e lartë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›