Withers:Të intensifikohen mardhëniet me Amerikën

Greva e 10 deputetëve e cila ka shkuar në ditën e saj të 9 ka shtyrë ambasadorin Amerikan John Withers në një takim me kryeparlametnaren Jozefina Topalli në kryesinë e kuvendit. Në këtë takim i cili zgjati 45 minuta, kanë qenë present edhe kreret e grupeve parlamentare te dy partive te medha, Astrit Patozi i PD-se dhe Valentina Leskaj e PS-se dhe nënkryetari i kvuendit Ylli Bufi. Pas takimit ambasadori nuk ka pranuar të komentojë për mediat asnjë detaj rreth diskutimit të bërë me kreret e kuvendit, sikurse edhe pjsëmarrësit e tjerë në takim. Ndërkaq, në një njoftim zyrtar të zyrës së shtypit të kuvendit të shqiperisë, në takim është diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale me amerikën pas zgjedhjes së Barak Obamës presidenti i SHBA-ve, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes parlamentit të shqiperisë dhe kongresit amerikan. Takimi i Withers vjen pak ore para kalimit në seancë plenare të kodit të ri zgjedhor i cili kundërshtohet nga 10 deputetë grevistë. Ndërkaq një ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë ka takuar edhe kryeministrin Berisha dhe kreun e partisë socialiste Edi Rama.