KLSH con ne prokurori Hipotekat

Tirane- Kontrolli i Larte i Shtetit kerkon ndjekje penale per ish-kreun e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Alket Shpendi, pasi gjate kontrolleve te bera, jane zbuluar shkelje te renda ne dhenien e titujve te pronesise, si dhe ne mbivendosje te pronave. Padia eshte ngritur nga KLSH, pas disa dokumenteve false te bera per disa toka ne Dajt, Farke e Kashar, ne ish-uzinen Dinamo etj. Kjo gje eshte bere e ditur dje, gjate nje konference per shtyp te Edvin Moraves, zedhenesi i ketij institucioni. Por, pervec kontrolleve ne Hipoteka, ky institucion ka hetuar dhe Drejtorine e Tatim-Taksave, dega Tirane dhe Drejtorine e Sherbimeve Qeveritare, ku jane gjetur shkelje. Ne keto institucione mendohet te jene shkaktuar nje dem prej 630 milione lekesh ne vitet 2005-07
HIPOTEKA
Kontrolli i Larte i Shtetit ka bere te ditur se, nga Alket Shpendi, zevendesi i tij dhe dy punonjese te zyres, jane miratuar regjistrime per 32 ha toke ne Fier, brenda zones urbane. Por, me ligj kjo gje eshte e perjashtuar, pasi nuk mund te jepet ne pronesi toke bujqesore, qe ndodhet brenda vijave kufizuese te qyteteve. Gjithashtu ish-kreu i ZQRPP-se, ka miratuar regjistrime te vecanta dhe per 64 mije hektare toke, per ish-specialistet e Ndermarrjes Frutore ne Patos. Por, ne 11 raste ne aktet e marrjes ne pronesi te tokes, mungon vula e Seksionit te Administrimit te Tokes, ndersa ne 5 raste toka u eshte dhene ish-specialisteve te kesaj ndermarrjeje. Por abuzime te medha jane bere dhe ne Tirane. Keshtu ne komunen e Kasharit, ne fshatin Mezes, eshte regjistruar 1050 metra toke pa asnje dokument por vetem me nje vertetim juridik per ndertimin e nje ndertese. Gjithashtu po ne kete fshat, eshte regjistruar nje pike karburanti pa leje dhe jashte siperfaqes se ndertimit. Ne kete vend ka qene pasuri e tjeter personi, duke krijuar mbivendosje prone, por ka shkaktuar dhe nje dem shtetit prej 19.8 milione leke. Nderkaq ne Yzberisht, ne 31 raste, ne siperfaqen prej 159540 metra toke, jane kaluar nga prone shteti ne private, me dokumentacion te ardhur direkt nga Komuna Kashar, pa konfirmim te Keshillit te Qarkut. Gjithashtu ka pasur abuzime dhe ne Komunen e Dajtit, me 323.490 metra katror pyll. Po ne kete komune, jane dhene pa dokumente dhe 672.240 metra katror pyll, pa dokumente. Ne fshatrat e zones jane regjistruar dhe toka are, pa dokumente. Abuzime jane bere dhe ne Farke, me 416 metra katrore toke, duke pajisur personat me certifikate pa te drejte. Gjithashtu, dhe trualli i ish-shkolles “Kosova”, ne rrugen e “Elbasanit”, prej 2468 metra eshte regjistruar pa te drejte, pasi ky truall ishte blere nga Bashkia e Tiranes, ne vitin 1942. Abuzime jane verejtur dhe me ndertimet, ku pallatet kane shtuar shume kate mbi ato qe eshte dhene leja.
TATIMET
KLSH-ja, ka derguar ne prokurori dhe pese padi dhe per disa drejtues te tatimeve, te cilet mendohet te kene shkaktuar nje dem prej 630 milione lekesh ne vitet 2005-07. Sipas te dhenave, jane dhene 31 masa disiplinore, ku per 14 prej tyre eshte kerkuar “Largim nga sherbimi civil”, 4 masa administrative dhe 4 masa zhdemtimi per vleren rreth 630 milione leke, ku pergjegjes eshte bere Ilir Mandi, ish-kryekontrollor dhe kater vartes te tij. Padite jane bere ndaj dy prej punonjesve drejtues, si dhe ndaj tre punonjesve te deges qe kane shkaktuar deme. Shkelje jane gjetur per mos zbatim te ligjit per “Tatimin mbi te Ardhurat”, mos deklarim, ose deklarim me pak te te ardhurave nga eksportet. Abuzime jane bere dhe ne llogaritje te tatimit te burimit, si dhe mos dhenie te penaliteteve per ata subjekte qe kane vonuar apo nuk kane dorezuar bilancin financiar. Kontrolle jane ushtruar dhe ne Drejtorine e Sherbimeve Qeveritare, ku demi ekonomik i shkaktuar eshte prej 17.5 milione leke. Ketu jane rekomanduar 23 masa, ku duhet te zhdemtojne shumen prej 4.7 milione lekesh, si dhe 5 prej tyre per largim nga puna.
REAGIMI
Pak minuta pas deklarates se KLSH-se, ishte Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme qe reagoi. Sipas saj, raporti i KLSH-se eshte bazuar ne kontrollet qe ka ushtruar Sektori i Kontrollit Tekniko-Ligjor prane Zyres Qendrore. Sipas zyrtareve te Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, prej kohesh jane marre masat perkatese, qe nga pezullimi i regjistrimeve te paligjshme, pushimi nga puna i punonjesve qe kane kryer keto shkelje, denoncimi i praktikave te paligjshme ne prokurori, si dhe marrja e nismave ligjore per te penguar ne te ardhmen regjistrimin dhe dhenien e titujve te pronesise, te cilet shfaqnin probleme ligjore.
Abuzime me tokat
Fier, eshte abuzuar me 32 hektare toke
Patos, eshte abuzuar me 64 mije metra toke
Kashar, 1.050 metra toke regjistruar pa dokumente
Farke, 416.140 metra toke, jane dhene pa te drejte
Ish-uzina Dinamo, 4.605 metra toke jane dhene padrejtesisht
Komuna Dajt, 672.240 metra pyll
Lanabregas, Linze etj, 323.490 metra pyll
Lanabregas, 45 mije metra katror pyll eshte mbivendosur
Te denoncuar
ZQRPP
Alket Shpendi, ish-kryeregjistrues
Jordan Bulku, zevendes i ZRPP-se, Tirane
Olimbi Arapi, punonjese
Nertila Bicolli, punonjese
Tatimet
Ilir Mandi, ish-kryekontrollor
Kater kontrollore te tatimeve