E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhermiu, pa rruge e roje bregdetare

Me qindra pushues kane nisur tashme t’i drejtohen dhe plazhit te Dhermiut, duke dale jashte qytetit te Vlores. Zona ne gjithe gjatesine e saj eshte e mbushur me lokale dhe hotele, qe presin pushues nga i gjithe vendi. Shume prej pushuesve te cilet kane zgjedhur Dhermiun, e konsiderojne si nje nga zonat me te bukura. Jo vetem pushues vendas, por edhe te huaj, nga Bosnja, Gjermania, Italia, Maqedonia etj., kane zgjedhur te kalojne pushimet ne Vlore. Gjithsesi, po te hedhesh nje sy ne gjatesine vetem disa kilometra te ketij plazhi, do te vesh re se mungojne rojet bregdetare, pikerisht ne kete zone ku thellesia e ujit eshte e madhe dhe rreziku po i larte. Po pervec pushuesve shqiptare, edhe te huajt prezantojne te njejtin problem ne zonen e plazhit te Dhermiut. Mungesen e infrastruktures dhe pastertise, si dhe mungesa e organizimit te plazheve, qe perbejne shqetesimet kryesore. Dhermiu mbetet nje nga zonat me atraktive ne Shqiperi, i cili ka edhe nje fluks te madh njerezish, ndersa problemet vijojne te jene shume te medha. Mungesa e rrugeve ne brendesi te fshatit, mungesa e plazheve te mirorganizuara, cmimet teper te larta, qe pushuesit duhet te paguajne, te cilat nuk jane ne perpjesetim te drejte me sherbimin e ofruar. Po keshtu, sipas tyre, edhe ushqimi le per te deshiruar. Jane pikerisht keto elemente jetesore, per te cilet ankohen plazhistet, qe tashme po e pushtojne cdo dite dhe me shume Dhermiun, ndersa ajo qe mbetet e pacenueshme eshte natyra dhe bukurite natyrore te zones, ne te cilat nuk eshte vene dore sa duhet. Plazhistet ankohen edhe per motoret e ujit dhe mungesen e rojes bregdetare. Qe per shkak te thellesise se ujit eshte e domosdoshme qe te jete prezent, per te shpetuar pushuesit ne rrezikun e mbytjes. Pushteti vendor ne Dhermi nuk ka nderhyre, ndersa gjithcka e bere ne zone eshte realizuar nga subjektet qe kane aty bizneset e tyre, te cilet sigurojne pasterti ne plazhet e Dhermiut. Pjesa me e madhe e pushuesve prenotojne hyrje me qira, kurse nje numer i vogel preferojne hotelet, ku qendrojne vetem per fundjave.

“Vendi eshte i bukur, por cmimet te larta”

Ana eshte 27 vjece dhe vjen nga Tirana, ndersa merret me aktivitet privat. “Une vij ne Dhermi cdo vit. Pa dyshim qe eshte bukur. Rruga vijon te jete pak problem. Edhe cmimet ne fakt jane pak te kripura, krahasuar me sherbimet. Eshte gjynah ne fakt, se hoteli nuk eshte se ka te gjitha kushtet e duhura. As kondicioner, e asgje tjeter, ndersa e paguan 5 mije leke nata. Pastaj Dhermiu eshte i bukur dhe i qete, ndaj ia vlen te vish ne kete vend dhe te kalosh disa dite relaksi. Uroj qe te behet me teper vitin e ardhshem ne kete zone”, shprehet Ana.

“Vij nga Greqia, me duket bukur ne Dhermi”

Angelika vjen nga Greqia si turiste dhe eshte 36 vjece, menaxhere ne nje kompani private qe ka ardhur me disa shoqe te saja. “Eshte hera e pare qe vij ne Shqiperi. Nuk kisha qene ndonjehere. Tani erdha per pak dite pushim ne Vlore e ketu ne Dhermi. Nuk e di, por me ka pelqyer ajo qe kam pare. Eshte vertet shume bukur. Cmimet jane per disa te paperballueshme, apo me mire te themi te shtrenjta. Ndersa per disa te tjere, jo. Mua kjo jave ketu po me pelqen shume. Mendoj se do te rikthehem perseri ne Dhermi”, perfundon Angelika.

“Te rregullohen rruget dhe kontrollohen cmimet”

Bela vjen nga Tirana dhe eshte 25 vjece, e punesuar ne sektor privat. “Dhermiu padyshim qe eshte i bukur. Une kam ardhur vetem per fundjave. Cmimet varet, nuk e di se cfare te them. Une e kam paguar dhomen 5 mije leke, ndersa ne plazh per cadren e dy shezlonget 600 leke. S’di c’te them, te shtrenjta jane ne fakt. Rruga ketu brenda eshte shume e keqe, ndersa pjesa tjeter per te ardhur nga Tirana jo dhe aq e demtuar. Une po defrehem ne fakt. Mendoj se duhet bere me shume per Dhermiun dhe duket se mungojne investimet”, thote Bela.

“Keni probleme me rruget, te tjerat rregullohen”

Helena eshte nje menaxhere gjermane, turiste per nje jave ne Vlore dhe Dhermi. Per 30- vjecaren eshte hera e pare qe vjen ne Dhermi. “Ne Shqiperi nuk eshte hera e pare, kurse ne Dhermi shkel per here te pare. Ka vende te bukura ketu qe ia vlen te shikosh. Une personalisht e pelqej Shqiperine, edhe pse me lodh udhetimi. Eshte mjaft e bukur Vlora dhe Dhermiu, jane interesante. Edhe plazhi ketu. Ndersa shqiptaret jane popull i dashur dhe mikprites. Me pelqen ketu. Mendoj se ju keni probleme me rruget, se te tjerat rregullohen”, shprehet turistja.

“Vend i bukur, por kerkon me shume pasterti”

Magdalena, 28 vjece, eshte nje tjeter turiste gjermane, qe ka ardhur se bashku me Helenen nga Gjermania. “Eshte bukur. Plazhi me pelqen. Duhet pak me shume pasterti, po gjithsesi plazh eshte. Uji eshte kristal. Ka vende shume te bukura ketu. Kjo eshte perrallore. Rruga ketu brenda ne fshat na e mori shpirtin ne fakt. Ishte shume e keqe dhe e ngushte. Plazhi i bukur, diskot mbushen ne mbremje. Eshte vend i bukur per pushime fshati Dhermi. Do t’jua sugjeroj edhe shoqeve te mia sapo te kthehem ne Gjermani”, perfundon Magdalena.

“Me shume ne sy bien diskot dhe baret”

Olga eshte e fundit e grupit te turisteve gjermane, qe kane ardhur ne Dhermi per nje jave pushime. “Eshte e bukur Shqiperia. Sidomos ky plazhi ketu (tregon me gisht). I shtrenjte shume nuk me duket, lidhur me bukurite qe ofron. Por, duhet pak me shume organizim. Ndihet mungesa e organizimit. Vetem diskot dhe baret funksionojne mire, me sa duket. Ato e bejne punen ketu. Duhet me teper pasterti dhe rregull ne plazh, te mos prishet dhe ndotet edhe kjo qe natyra e ka falur kaq te bukur dhe te lakmueshme nga te gjithe pushuesit”, shprehet Olga.

“Cmime te larta, gatim jo me cilesi”

Shqipja vjen nga Kosova dhe eshte nje 27-vjecare amvise. “Une kam ardhur nga Kosova me familjen, te pushoj per disa dite. Eshte i bukur Dhermiu, me pelqen. Kam marre nje shtepi me qira, qe e paguaj 25 euro nata. E kam marre lart ne fshat, jo ketu buze detit. Keshtu eshte bukur, por s’ka shume mundesi. Ushqimi i restoranteve s’eshte dhe aq i mire, ndersa nuk gjen nje fast-food te hash nje hamburger. Gjynah se cmimet jane shume larta dhe sherbimi jo fort i mire, sipas kerkesave te pushuesve qe vijne ne kete zone”, thote kosovarja.

“Te behet turizem me investim, jo demagogji”

Spiro eshte nje 66-vjecar, pensionist nga Elbasani. “Ketu eshte bukur. Vetem se rruget jane ende ato te vitit 1972. Keta qe duan te bejne turizem, te mos bejne demagogji. Turizmi nis nga rruget dhe ketu rruge nuk ka. Eshte per te ardhur keq se zona ketu eshte e pasur dhe duhet stimuluar. Por, ne kete situate kemi. Ne bejme demagogjira me cfare te mundemi. Ketu ne Dhermi duhet te nderhyhet, se eshte gjynah te prishet kjo zone qe ne pjesen me te madhe te saj eshte e virgjer dhe duhet ruajtur per te afruar pushuesit”, perfundon pensionisti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›