E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH raport në Kuvend, 7 miliardë lek dëm

Në tre vitet e fundit, dhënia me qira e pasurive shtetërore, është fusha ku është abuzuar më së shumti nga administrata, duke i shkaktuar shtetit shqiptar dëme të mëdha.

Gjithashtu, shkelje të shumta janë regjistruar edhe në fushën prokurimeve publike. Kjo bëhet e ditur nga raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë për t’u shqyrtuar nga komisionet parlamentare. Shuma prej 7 miliardë lekësh dëm është regjistruar për periudhën kohore 2008-prill 2011.

Abuzime nga administrata ka pasur edhe në fushën e shpërblimeve për punonjësit e administratës, duke regjistruar një dëm ekonomik jo të vogël. Sektorë të tjerë ku janë konstatuar shkelje financiare janë ato të tatimeve, doganave, urbanistikës, atë të pagave dhe shpenzimeve operative.

Dëmi i akumuluar nga shitja dhe dhënia me qira e pronës shtetërore, ka si shkak mosarkëtimin e qirave dhe kamatëvonesave, si dhe vonesa në pagesën e qirasë. Sipas KLSH-së, dëmi duhet të shlyhet në masën 100%, teksa në raport bëhet me dije se deri në fund të vitit të shkuar janë nxjerrë urdhrat përkatës për shlyerjen e dëmit dhe janë në proces arkëtimi rreth 667 milionë lekë, ose në masën 9.5 për qind të vlerës së përgjithshme prej 7 miliardë lekë.  /Start/

                                                                                             2012-03-14 17:11
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›