Berisha: Nga 2008, çmimet e ilaçeve janë ulur deri nga 1.4 në 9.8 herë
Po harmonizojmë vlerat e tregut duke konsoliduar kodin e fitimit
Çmimet e ilaçeve nga viti 2008 janë ulur ndjeshëm, duke sjellë lehtësira për buxhetin familjar. Kemi një rënie nga 1.4 në 9.8 herë në vartësi të medikamenteve. Këtë deklaratë bëri dje në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Sali Berisha. Ai tha se po bëhen përpjekje për të harmonizuar ndershmërisht me vlerat e tregut çmimet e ilaçeve, duke konsoliduar kodin moral të fitimit. Dua të përgëzoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe autoritetet përkatëse të Ministrisë për zbatimin e atyre politikave që bëjnë të mundur që këtë listë të gjatë produktesh farmaceutike të përdorura gjerësisht për kurimin e një sërë sëmundjesh kronike dhe akute të mund ta marrin tani me çmime më të arsyeshme, u shpreh Kryeministri. Ai citoi një listë të gjatë medikamentesh, të cilat, sipas tij, blihen sot më lirë. Kështu: Norvasc, në rast se vitin 2008 kushtonte 13 euro, sot kushton 3 euro, pra 4,4 herë më i lirë. Sortis kushtonte 25 euro, ndërsa sot është 10.5 euro, d.m.th. 2.4 herë më i lirë. Nexium kushtonte 14 euro, sot kushton 9.45 euro, pra 1,5 herë më i lirë. Zoloft kushtonte 20 euro, sot kushton 16 euro, pra 1.2 herë më i lirë. Ilomedinë kushtonte 530 euro njësia, sot kushton 203 euro njësia. Ferriprox kushtonte 500 euro njësia, sot kushton 330 euro. Paclitaxel kushtonte 1000 euro njësia, sot kushton 240 euro, pra 4,2 herë më pak. Diovam, gjerësisht i përdorur, kushtonte 15,5 euro, kushton sot 7.7 euro. Nebivolor kushtonte 15 euro njësia, ndërsa sot kushton 6.6 euro, pra 2,4 herë më pak. Pra është një listë e gjatë medikamentesh, të cilat kanë pësuar një rënie. Natyrisht, ka prej tyre që përdoren në kontingjente të gjera të sëmurësh, si Diovani. Ka të tjera që janë më të pakta në përdorim, por rëndësi kryesore ka se ndërhyrja jonë përbën një lehtësim të madh për buxhetin familjar të këtyre të sëmurëve, tha Kryeministri.
Produktet spitalore
Kryeministri bëri me dije se po diskutohet që produktet spitalore të tenderohen me çmim. “Natyrisht duke ruajtur cilësinë dhe ky do të jetë një hap i rëndësishëm i propozuar nga Ministria dhe punonjësit e zyrave përkatëse. Pra, do të bëjmë gjithçka që aty ku ekziston mundësia, qytetarët e këtij vendi të mund të blejnë me çmime të harmonizuara me tregun”, tha Kryeministri. Sipas tij, ky është kushti dhe duhet të bëhen përpjekje të renditet artikull pas artikulli, pavarësisht ekzistencës edhe të një liste prej 412 medikamentesh që i rimburson.
Rënia e çmimeve nga 2008
Norvasc
viti 2008 13 euro
sot 3 euro
4,4 herë më i lirëSortis
viti 2008 25 euro
sot është 10.5 euro
2.4 herë më i lirëNexium
viti 2008 14 euro
sot 9.45 euro
1,5 herë më i lirë
Zoloft
viti 2008 20 euro
sot 16 euro
1.2 herë më i lirëIlomedinë
viti 2008 530 euro
sot 203 euroDiovam,
viti 2008 15,5 euro
sot 7.7 euroNebivolor
viti 2008 15 euro
sot kushton 6.6 euro
2,4 herë më pak