AMF-ja mbron rritjen e sigurimeve
14/03/2012 Komisioni i Ekonomisë diskuton mbi ndryshimin e çmimit nga kompanitë
Në treg një tjetër kompani sigurimesh, gati projektligji nga BB
Autoriteti i Mbikayrjes Financiare merr në mbrojtje kompanitë e sigurmimeve për rritjen e çmimeve të aplikuara rreth një muaj më parë. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë të zhvilluar dje, AMF e argumentoi rritjen e çmimit me zbatimin e ligjit. Sipas kryetares, Ekeleida Shehi, çmimet e trefishuara që vendosën në mënyrë unanime kompanitë e rikthyen tregun në gjendjen e mëpërparshme. Sipas saj, me shumat e paguara më parë kompanitë nuk do të kishin mundësinë që të realizonin dëmshpërblimin e plotë të dëmeve. Kjo për shkak të fondit që kishin në dispozicion. Ndaj dhe AMF dhe nëse do të ndërhynte me masa ndaj kompanive nuk do të realizonte plotësimin e të gjitha detyrimeve. Ndaj dhe rritja e çmimeve është parë si një masë e domosdoshme që konsumatorët të marrin shërbimin e kërkuar në rast të pësimit të një dëmi. Sipas saj, në shumicën e rasteve të ankesave, çështjet mbesin si probleme civile, që qytetarët duhet t’i zgjidhin në mënyrë gjyqësore. Megjithatë, ajo nuk shpjegoi faktin se pse kompanitë rritën në masë thuajse të barabartë çmimet për sigurimet.
Por nismat janë cilësuar të pashpjegueshme prej opozitës. “Vitin që shkoi ju futët edhe kompani të huaja në treg. Pse kjo gjëndje nuk u sistemua apo u familjarizuan me kompanitë shqipërtare”, deklaroi deputeti i PS, Arben Malaj. Por se për kryetaren e AMF futja e kompanive të sigurmeve të huaja e ka përmisuar këtë treg. Lidhur me rritjen e çmimit të sigurimeve, Shehi, e argumentoi me zbatimin e ligjit që kompanitë kanë bërë. Sipas saj, dyfishimi i çmimit e sistemon përplasjen mes kërkesës së konsumatorëve për shërbim dhe mundësisë që do të kenë kompanitë.
Magjtihatë, ajo ka theksuar se gjithçka do të vendoset me nisma të tjera ligjore, pasi AMF është duke bashkëpunuar në një projekt me Bankën Botërore për një rregullim të detajuar të çmimve të siguracioneve të makinave. “Jemi përpara një projekti me Bankën Botërore për liberalizimin e tregut të sigurimeve. Duke bërë këtë projekt, do të përcaktohet ekzaktëzisht çmimi i sigurimve për makinat”. Ky projekt pritet që të përfundojë në dhjetor të këtij viti. Ndërsa deri në këtë moment shqiptarët nuk do të kenë asnjë mundësi të njihen nëse kemi një situatë monopol apo jemi në një ekonomi tregu. Heshtaj e AMF-së apo dhe e autoritetit të konkurrencës për zgjidhjen e këtij problemi, lë të mendosh se tanimë në tregun e sigurimeve të Shqipërisë është i kontrolluar dhe jo liberal.
Në komision u bë me dije se në tregun e sigurimeve në Shqipëri do të futej një kompani e sigurimesh. Pritet që ajo të plotësojë dokumentacionin dhe futet si kompania e 9 që operon në Shqipëri. Aktualisht në tregun e sigurimeve të Shqipërisë operojnë 11 kompani. Shtatë prej tyre janë për siguracionin e automjeteve, tre të tjera kanë licencën për sigurimin e shëndetit dhe dy të tjera kanë shërbimin për letrat me vlerë. Pesë nga këto kompani janë të huaja dhe jo vendase. Një vit më parë me liberalizimin edhe çmimet u ulën.
Kodheli
Gjatë zhvillimit të Komisionit të Ekonomisë dje, nënkryetarja e Komisionit, Kodheli, e akuzoi Autoritein e Mbikëqyrjes Financiare se po bëntë palë me kompanitë e sigurimeve. Akuza që gjeti përgjigjen e menjëhershme nga Kryetarija e AMF-së”. As një herë AMF nuk bën palë me kompanitë e sigurimeve. AMF është me përmbaruesin”.
Spaho
Për zgjidhjen e problemeve të AMF-së dhe për mundësinë e ankimimeve, Kyetari i Komisionit, Spaho, propozoi që kompanive të sigurimeve t’i caktoheshin objektiva për të arritur si dhe të bëhej një fushatë publicitare që të njihej roli i AMF-së nga qytetarët shqiptare. Për kryetaren objektivat do ta prishin tregun e sigurimeve.
Shehi
Për sektorin e pensioneve private, kryetarja e AMF-së tha se inicativat e parashikuara në ligjin e ri nuk janë zbatuar plotësisht, për shkak të mospërputhjeve që Ministria ka konstatuar në raport me legjislacionin tatimor. Ngërçit ligjor zgjidhet, në mënyrë që kontributet për pensionet private të njihen si shpenzime të zbritshme.
Raporti
Në raportin vjetor për 2011 AMF konstaton se tregu i sigurimit të jetës e shëndetit paraqiten segmente më dinamike. Sipas saj, ky treg ka pasur më shumë rritje se sa sektorët e tjerë të sigurimeve. Rritja që pati ky sektor sigurimesh për 2011 ishte në normën 25%. Më e lartë se zhvillimi që patën sektorët e tjerë në tregun e sigurimeve.
Gara mes kompanive nis më vonë
Ankesat në ulje nga viti 2010-2011
Nisma e AMF për të rishikuar çmimin e sigurimeve për makinat duket se e ka pasur nismën e vetë nga ankesat që kanë mbërritur në zyrat e saj prej personave të dëmtuar. Në raportin e dorëzuar në Kuvend prej drejtoreshës së AMF theksohet se numri i ankimuesve për vitin 2010 ka qenë 62. Ndërsa prej tyre janë zgjidhur rreth një e treta dhe konkretisht 42 raste. Por faktikisht numri i ankimeve ka ardhur në ulje për vitin e mëpasshëm, pra për vitin 2011 janë paraqitur 59 ankesa. Ndonëse në një numër jo shumë të ndjeshëm, AMF ka kërkuar rishikimin e çmimeve për siguracionet e automjeteve. Madje madje, bëhet e ditur se për vitin 2011 janë zgjidhur 50 raste nga 59 të paraqitura.
Megjithatë, pavarësisht kompanive të huaja që veprojnë në Shqipëri si dhe të një kompanie me aksione private, rritja e çmimeve u veprua menjëherë. Gjë që ka aluduar për një veprim në bashkëpunim të këtyre kompanive në dëm të konsumatorëve. Ekspertët theksojnë se me rritjen e fitimit prej kompanive gara për të thithur më shumë klient do të rinisë sërish. Ndonëse nuk do të pritet një ulje e çmimit të siguracionit menjëherë dhe në nivelet që kishim, sigurisht që do të ketë dhe një tendencë në ulje. Kjo si pasojë e veprimit të ekonomisë së tregut dhe nevojës që do të kenë kompanitë për të dhënë oferta të reja si dhe në fushatat e ndryshme promocionale që lançohen. Por dhe në përballimin e dëmshpërblimit