Makinat, sigurimi sipas modelit

Komisioni i Ekonomisë
Drejtoresha e AMF, raport vjetor te Ekonomia. Zbardhet i plotë debati mes deputetëve për tarifat.
Pagesa, sipas llojit dhe vjetërsisë së mjetit dhe CV së shoferit.
Qytetarët nuk do të paguajnë më njëlloj për sigurimin e makinës së tyre, pasi kjo do të varet nga disa faktorë specifikë. Disa do të paguajnë më shumë e disa më pak, pasi bazë do të merret modeli i makinës që dispononi, qyteti ku jetoni, pra risku në trafikun ku jeni të ekspozuar dhe sigurisht, edhe historiku individual, se sa shofer i mirë keni qenë. Detajet lidhur me këto ndryshime, që kanë filluar në shtator të vitit 2011 dhe do të finalizohen në fund të këtij viti, i dha kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, gjatë mbrojtjes së raportit vjetor në Komisionin e Ekonomisë. Ne jemi para një projekti shumë të rëndësishëm që po bëjmë me Bankën Botërore për të mbështetur procesin e liberalizimit të TPL-së sipas këtij procesi dhe çmimi që do tu vendoset siguracioneve të makinave do të jetë shumë i detajuar. Do të ketë gjithë komponentët e riskut, që nga zona gjeografike, që nga, le të themi, mosha e të siguruarit, që nga kapaciteti i motorit, që nga historiku i dëmit dhe duke e mbyllur në këtë mënyrë, çmimi do të jetë ai i duhuri. Krahas kësaj, ky projekt do të përcaktojë në mënyrë më të mirë mënyrën e mbajtjes së rezervave, tha Shehi.
Faktorët e riskut
Pothuajse çdo qytetar do të ketë një siguracion individual për makinën e tij. Projekti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare synon që në thelb të vendosë një raport më të drejtë dëme-prime. Sot çmimet janë të standardizuara dhe fenomeni i fundvitit të kaluar ishte ai i pagesës së më pak dëmeve, në kohën që kontratat e sigurimit rriteshin. Por, çdo të thotë çmim siguracioni i personalizuar? Një qytetar që ka një makinë të re, nuk do të paguajë njëlloj sa ai që ka një makinë më të vjetër. Nga ana tjetër, një qytetar që jeton në Tiranë, ku trafiku paraqet risk më të lartë, nuk mund të paguajë njëlloj sa një individ që jeton në një qytet apo qytezë me trafik minimal. Po kështu, një individ që ka në historikun e tij disa aksidente apo shkelje, nuk mund të paguajë njëlloj sa një individ që nuk ka të regjistruar asnjë aksident si drejtues mjeti. Banka Botërore është duke asistuar AMF-në në mënyrë që të përgatitet një projekt i detajuar që merr parasysh çdo lloj risku dhe që vendos një raport të drejtë pagesën. Ky projekt ka nisur që shtatorin e vitit të kaluar dhe pritet të finalizohet në fund të këtij viti, dhe në kuadër, le të themi se peshën më të madhe në atë raport dëme-prime e zënë sigurimet motorike. Nëse këto vendosen sipas rregullave më të drejta, pra vendosja e çmimeve dhe mbajtja e rezervave është më e saktë, them qe do të ndikojë në mënyrë pozitive në përmirësimin e këtij raporti, tha Shehi dje.
Dyfishimi i çmimeve
Interesit të deputetëve lidhur me rritjen e primeve për sigurimin e makinës në muajin shkurt, kryetarja e AMF-së iu përgjigj se ky është një fenomen normal dhe tregues se tregu funksionon. Dyfishimi i çmimit nuk është asgjë tjetër veçse ardhja te çmimet që ato kishin para momentit të liberalizimit. Ne si Autoritet këtë e konsiderojmë normale, sepse me çmimet e aplikuara më parë do të ishte më e vështirë pagesa e dëmeve dhe do të kishim diskordancë për rezervën e hequr mënjanë, tha Shehi. Ajo konfirmoi se vendimi i kompanive për të rritur çmimet erdhi menjëherë pas mbylljes së bilanceve të vitit 2011.
Debati ne komisionin e ekonomise
Edmond Spaho: Duke qenë se pjesa thelbësore e sistemit te ne është sigurimi i detyrueshëm, edhe raporti dëme-prime është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve. Desha të dija diçka më shumë pse është përkeqësuar ky tregues dhe çfarë duhet bërë. A ka nevojë për të marrë masa shtesë për të përmirësuar legjislacionin ose aktet nënligjore?
Enkelejda Shehi: Pjesa më e madhe prej jush u interesuan për raportin dëme-prime. E shikojmë dhe vetë që një raport i tillë nuk është një tregues i mirë për tregun dhe kërkon punë. Ju vë në vëmendjen tuaj që viti i kaluar ka qenë një vit shumë intensiv me punën tonë për të përmirësuar aktet nënligjore në këtë drejtim. Janë përmirësuar rregullore për trajtimin e dëmeve. Ideja është që të kenë sa më pak hapësira për abuzime dhe për prirjen që kanë kompanitë për të mos bërë pagesat e dëmeve. Është rregulluar rregullorja e provigjonimit, duke u kërkuar kompanive të sigurimit që të mbajnë normën e provigjonimit të dëmeve në proces gjyqësor dhe jo atë që mbanin më herët sipas vlerësimit të tyre.
Arben Malaj: Në raportin tuaj, në faqen 60, ju konfirmoni që primet e shkuara bruto për MTPL-në në vitin 2011 janë rreth 25 për qind më pak se në vitin 2010. A mund të qartësoni faktorët konkretë.
Enkeleda Shehi: Ulja e të ardhurave nga MTPL e brendshme. Ju jeni në dijeni që në vitin e kaluar, në tremujorin e fundit, është miratuar ligji për liberalizimin e çmimit të MTPL-së dhe efekti kryesor u dha te ky tregues. Po të shikoni, numri i kontratave ka një rritje që tregon se shqiptarët kanë shkuar për ta blerë atë, por ky është manifestuar me ulje të vlerës së primit.
Ervin Koçi: Në muajin shkurt është dyfishuar çmimi i primit të sigurimeve TPL. Cila ishte arsyeja?
Enkeleda Shehi: Lidhur me dyfishimin e primit. Ky është një problem që u has së fundi që nga shkurti i këtij viti. Arsyet kryesore të rritjes së këtij çmimi është sepse funksiononi ligji. Dyfishimi i çmimit nuk është asgjë tjetër veçse ardhja te çmimet që kompanitë kishin para momentit të liberalizimit. Duke parë mbylljen e treguesve të fundvitit, shoqëritë e sigurimit menduan të rivlerësojnë praktikat e tyre. Ne si Autoritet këtë e konsiderojmë normale, sepse me çmimet e aplikuara më parë do të ishte më e vështirë pagesa e dëmeve dhe do kishim diskordancë për rezervën e hequr mënjanë.
Mimi Kodheli: Dëgjova me vëmendje në raportimin tuaj kur thatë që janë dy shoqëri sigurimesh pensionesh vullnetare të licencuara tashmë në treg, pra janë bërë tri. Pyetja ime është: sa është rritur ky treg sot që flasim?
Enkeleda Shehi: Në lidhje me tregun e pensioneve. Ky është një treg i ri. Viti 2010 shënoi draftimin e ligjit të ri në bazë të direktivave. Në vitin e parë u licencua vetëm një kompani dhe në vitin e dytë edhe dy të tjera. Por, e treta, le të themi që u licencua në fund të vitit dhe efektet e treguesve të saj janë minimale, sepse u licencua në nëntor të vitit 2011. Kemi një rritje të moderuar. Në treguesin e kontribuuesve kemi rritje 26 për qind. Kemi një handikap, pasi nëse ligji i pensioneve u trumbetua shumë për një incentivë fiskale që do ti sillte tregut të pensioneve, ku ne si shtet shqiptar do të nxisnim pjesëmarrjen në këto skema duke i përjashtuar kontribuuesit vullnetarë nga tatimet në momentin e derdhjes së kontributit dhe në fund do ti tatonim ata kur të merrnin pensionin. Ka ndodhur një përplase me ligjin e tatimeve.
Mimi Kodheli: Cilat janë masat që do të merren nga AMF për ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë me palë të paditur Byronë e Sigurimit me dëme të shkaktuara palëve të treta nga mjete të pasiguruara? Sipas të dhënave më rezulton që këto masa rezultojnë të pakonsiderushme dhe të krijohet ideja që AMF bëhet palë me shoqëritë e sigurimeve.
Enkeleda Shehi: Ky ka qenë një problem shqetësues për Autoritetin. Në bazë të ligjit të sigurimit të detyrueshëm, Autoriteti ka nën mbikëqyrje Byronë Shqiptare të Sigurimeve, që nuk