E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMDLNJ:Ligj dhe drejtësi në veri të Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut në Prishtinë, kërkon zbatimin e ligjit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Veri të Kosovës. Në një deklarate për shtyp të KMDLNJ, theksohet se dhuna e bandave kriminale serbe në Veri, ishte orkestruar dhe udhëhequr nga kriminelë të veshur me petkun e politikës.
 

Sipas KMDLNJ-së, institucionet e drejtësisë duhet të ngrenë padi ndaj kriminelëve udhëheqës dhe zbatues të dhunës në Veri. Gjithashtu, institucionet e tjera të Kosovës, duhet t`i shpallin persona të padëshirueshëm politikanët nga Serbia që nxitën dhunë në Kosovë.
“Këta politikanë, në asnjë mënyrë apo rrethanë nuk duhet lejuar të futen në Kosovë”, thuhet në deklaratë.
 

Policia dhe institucionet e tjera të sigurisë duhet të jenë më vigjilent në sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.
“Dhuna e motivuar etnikisht është e papranuar për KMDLNJ”.
 

KMDLNj kërkon që kriminelët që vranë dhe plagosën policë, që terrorizuan banorët e pjesës veriore të Kosovës, të hetohen nga Institucionet e Kosovës. Për KMDLNJ, ngritja e padive penale ndaj Goran Bogdanovicit, Dragisa Milovicit, Slavisha Risticit “dhe kriminelëve të tjerë, është mbrojtja me mirë për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›