E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sipërmarrjet turistike me database-n e tyre

Për herë parë prezantohet projekti evropian për krijimin e një database për të gjitha sipërmarrjet turistike në Shqipëri. Zyra e shërbimit turistike në kuadër të projektit evropian IPA Adriatica “TUR GRATE 2” për turizmin e qëndrueshëm, ka marrë të drejtën e realizimit të këtij projekti.

Sipas drejtorit të zyrës së Shërbimit Turistik, Benard Tërkuçi krijimi i një database për sipërmarrjet turistike, në të gjithë Shqipërinë është shumë i rëndësishëm dhe ka si qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
 

Me anë të këtij projekti do të realizohet dhe një zhvillim i qëndrueshëm territorial dhe krijimi i një produkti të përbashkët turistik ndër rajonal.
E gjithë gjithë databaza e krijuar do të ndahet në dy pjesë; në të parën janë të dhënat e saj sasiore dhe në të dytën janë të dhënat e saj cilësore. E gjithë kjo punë do të finalizohet në fund të muajit shtator, dhe kap shifrën 70 mijë euro.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›