E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon afati për plotësimin e formularit A2

Ka përfunduar afati për plotësimin e formularit A2. Agjencia e Pranimit dhe Regjistrimit, në institucionet e arsimit të lartë tashmë tërheq të gjithë formularët nga shkollat, pasi nxësit i kanë dorëzuar ato.
Koha sipas ekspertëve të arsimit ka qënë mëse e mjaftueshme që maturantët të bëjnë përzegjdhjen e preferencave të tyre. Arben Fagu, drejtori i “Aprial” thotë se maturantët duhet të jenë të kujdesshëm për të ndjekur hapat në vazhdim për të nisur studimet e larta. Pasi grumbullohen formulartët, “Aprial” do të shpallë dhe fituesit.
Gjithashtu maturantët, të cilët nuk kanë arritur të marrin provimet e maturës do të mund t`i japin ato në vjeshtë.
Formulari A3 do të shërbejë që edhe ata të kenë të drejtë të nisin studimet e larta në kohë të plotë ose në kohë të pjeshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›