KMK: Dekretet, zhvlerësim i figurës së Presidentit
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës deklaron se akti i mosvotimit të dekreteve të Presidenti të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë ka si synim
zhvlerësimin e përshkallëzuar të figurës së Presidentit të Republikës, si dhe kontrollin aspak ogurmirë të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë nga ana e Kryeministrit. “Kjo situatë përforcon në mënyrë të trishtë bindjen se regjia politike e përdorur më 21 prill, që përçudnoi kollonën vertebrale të tashmë ish-Kushtetutës së Shqipërisë po lakmon realizimin e plotë, segment mbas segmenti, pushtet pas pushteti, institucion pas institucioni, të skenarit "transformues" të panoramës institucionale shqiptare ose e thënë ndryshe, pushtimin e paskrupullt të saj”, - thuhet në një njoftim për shtyp të KMK-së.