E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voskopojë, Rama tryezë për bujqësinë

Në vazhdë të turit “Dialog me Shqipërinë”, kryetari i PS-së organizoi dje në Voskopojë të Korçës konferencën rajonale të bujqësisë. Diskutimet e ekspertëve të bujqësisë që merrnin pjesë në këtë konferencë rajonale janë përqendruar tek mungesa e teknologjive dhe një orientim spontan i produkteve bujqësore, jo i zhvilluar sipas politikave të qarta të shtetit diktuar nga tregu. Duke marrë fjalën në këtë konferencë rajonale të qarkut të Korçës, kryetari i PSSH-së është shprehur se Partia Socialiste në programin e saj do ta vendosë bujqësinë si qendrën e gravitetit të zhvillimit të vendit, pasi nuk mund të ketë Shqipëri evropiane pa një fshat të zhvilluar. Gjatë këtij takimi, kreu i PS-së tha se sot Shqipëria është në një udhëkryq strategjik dhe nuk del dot nga ky udhëkryq nëse nuk transformon fshatin dhe bujqësinë. “Pa bërë këtë kapërcim, nuk kemi dot një Shqipëri të qetë dhe një Shqipëri të mirëqenë. Pa nxjerrë fshatin nga errësira dhe braktisja, si dhe pa e vendosur fshatin në qendër të gravitetit të politikës tonë, si dhe qeverinë tërësisht me sy nga fshati, nuk ka shanse për një Shqipëri evropiane”, - tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›