E Diel, 1 Nëntor 2026

KMLDNJ: Jo barazimit të të pagjeturve me paraushtarakët e zhdukur

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, KMLDNJ, ka dënuar fshirjen e emrave të të pagjeturve të nacionalitetit serb nga muri i të pagjeturve në Prishtinë. KMLDNJ-ja e ka cilësur këtë akt si "të papranueshëm dhe jo human".

Në një deklarate për shtyp, KMDLNJ-ja thekson se ajo me të cilën "nuk pajtohet është fakti i trajtimit të barabartë edhe i personave të pagjetur me ish ushtarë dhe paramilitarë serbë të angazhuar apo vullnetarë". Sipas kësaj organizate, ushtarët e paramilitarët serbë ishin nën komandë dhe te gatshëm për të vrarë dhe masakruar.

Trajtimi i tyre, sipas KMLDNJ-së, duhet të bëhet konform konventave ndërkombëtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›