E Diel, 1 Nëntor 2026

KMLDNJ: Presion mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut shpreh shqetësimin se po tentohet t`i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në kohën kur kërkohet pavarësia e gjyqësorit.

Një gjë e tillë posaçërisht vërehet në prononcimet publike të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë në Kosovë, thuhet në njoftim.

Këshilli thotë se deklarata e fundit të shefit të ICO-së, Piter Faith, se "nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës gjatë zgjedhjes së Presidentit” është presion i drejtpërdrejtë mbi Gjykatën Kushtetuese dhe paragjykim i vendimit qe duhet ta marrë kjo gjykatë.

KMDLNj konstaton se duke u deklaruar publikisht në këtë çështje mjaft të ndjeshme tentohet të bëhet presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›