Gruevski i gatshem per zgjedhje te parakoheshme parlamentare

Pas kerkesave te njepasnjeshme te opozites maqedonase dhe shqiptare kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevski eshte shprehur i gatshem per mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare.
Opozita edhe pse ka kerkuar zgjedhje te parakoheshme ajo i frikohet te njejtave. Ne jemi te gatshem te dalim para popullit per ta konfirmuar mandatin per vazhdimin e reformave dhe peshpejtimin e proceseve eurointegruese eshte shprehur kryeministri Nikolla Gruevski.
Partia shqiptare ne pushtet BDI ka pranuar oferten per zgjedhje parlamentare edhe pse vlereson se nuk eshte momenti i vertet politik per mbajtjen e tyre.
Situata ka ardhur ne nje moment kur duket se zgjedhjet e parakoheshme jane pergjigjeja me e mire si rrugedalje nga kriza politike ne te cilen jemi gjetur apo gjendemi pas braktisjes se parlamentit nga ana e partive me te medha opozitare thote Ermira Mehmeti Devaja deputete e BDI-se.
Lideri i opozites maqedonase Brakno Cervenkovski pranon ftesen per zgjedhje te parakoheshme por pasi te jene pranuar kushtet e parashtruara nga opozita.
Mbajtja e zgjedhjeve te parakoheshme eshte menyra e vetme per te dale nga kjo krize e thelle ne te cilen ndodhet shteti. Por pa plotesimin e kerkesave te opozites per ndryshimin e kodit zgjedhor zgjedhjet nuk do te kene efektin e duhur shprehet Branko Cervenkovski.
Partia opozitare PDSH eshte shprehur pro zgjedhjeve te parakoheshme por edhe ajo ka kerkesa.
Ndryshimi i kodit zgjedhor ridefinimi i kufinjve te njesive zgjedhore qasje dhe pjesemarje ne pastrimin e listave votuese nga votuesit fiktiv dhe monitorim te shtuar nderkombetar thote Luan Tresi zedhenes i PDSH-se.
Partite opozitare jane shprehur te gatshem per bojkotimin e zgjedhjeve te parakoheshme nese nuk plotesohen kerkesat e tyre. Zvonko Jankullovski analist politik vlereson se bojkoti nuk do te jete vetem ne dem te opozites por edhe te shtetit ne pergjithesi.
Paralajmerimi i bojkotit se gjoja zgjedhjet do te jene jodemokratike eshte alibi i opozites per humbjen eventuale ne procesin zgjedhor. Per plotesmin e kushteve te zgjedhjeve meritor ne vleresim jane institucionet e OSBE-s shprehet Zvonko Jankullovski.
Analistet jane te mendimit se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare do te ndikojne ne ngecjen e bisedimeve per zgjidhjen e ceshtjes se emrit dhe ne proceset per anetaresim ne NATO dhe BE. Analisti politik Naser Zyberi thote se VMRO-DPMNE-s duhet ti dobesohen pozicionet politike ne menyre qe ajo te jete me kooperativ me partneret e vet te koalocionit dhe me bashkesine nderkombetare.
do here kur perseriten zgjedhjet ne nje vend ajo eshte indikator se ai vend nuk eshte stabil. Maqedonia eshte nje rast tipit i tille ne te cilen stabiliteti ekonomik politik dhe i sigurise eshte cdo here ne pikepyetje shprehet Naser Zyberi.
Si periudhe me e pershtatshme per mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare permendet muaji prill ose qershor.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Lindita Arapi