LDK dhe AAK, dorëzojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese

LDK-ja dhe AAK-ja dorëzuan para pak minutash ankesën në Gjykatën Kushtetuese, ankesë kjo e cila konteston proçedurën e zgjedhjes së presidentit Behxhet Pacolli, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, javën e kaluar.
Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila e dorëzoi në Gjykatë këtë ankesë, tha se dy partitë opozitare, LDK dhe AAK dyshojnë në mënyrën se si është zgjedhur Pacolli president, prandaj kërkojnë interpretimin ligjor nga Gjykata Kushtetuese.
Osmani tha se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese do të jetë i pranueshëm për LDK-në.