E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian vendos sanksione ndaj Libise

Dy dite pas vendosjes se sanksioneve te OKB-se Bashkimi Evropian miratoi masa ndeshkuese me te ashpra kunder kreut te shtetit libian Muammar al Gaddafi dhe regjimit te tij. Sanksionet parashikojne ngrirjen e pasurive dhe ndalim-hyrjen per udheheqjen libiane perfshire Muammar Gaddafin. Ato permbajne gjithashtu nje embargo armesh si dhe nje embargo per mallra qe mund te perdoren per qellime shtypjeje.

Ne lidhje me kete ministri i jashtem gjerman Guido Westerwelle deklaroi Pershendes faktin qe BE-ja vendosi sot sanksione kunder udheheqjes libiane. Vendimi jep pergjigjen e qarte te nevojshme ndaj dhunes ne fqinjesine tone te drejtperdrejte. Per kete ne u angazhuam energjikisht. Ne kete menyre e gjithe bashkesia nderkombetare dergon njezeri nje mesazh ne Libi Kush e vesh popullin me terror e ka humbur legjitimitetin dhe vihet para pergjegjesise.

Gjermania Franca dhe Britania kishin kembendulur me force per masa ndeshkuese te menjehershme per te arritur dhenien fund te gjakderdhjes. Kesisoj ne fund ato bene qe te ndryshonte qendrim edhe Italia e cila fillimisht ngurronte. Zakonisht Bashkimit Evropian i duhet me muaj per te ndermarre hapa te tille. Fakti qe kjo u arrit brenda nje jave deshmon shqetesimin e thelle neper kryeqytete ne lidhje me shkallezimin e gjendjes.

Bildunterschrift Trazira ne Libi

Prej mases se ndalim-hyrjes ne BE jane te prekur pervec 16 personave te listes se OKB-se edhe dhjete te tjere. Lista e personave llogarite bankare te te cileve bllokohen u zgjat me njezet emra te tjere ne tani 26. Gaddafi dhe anetaret e tij te familjes te perfshire ne dhune gjenden ne te dyja listat. Duke tejkaluar sanksionet e OKB-se BE-ja vendosi edhe nje embargo per mallra te cilat mund te perdoren per shtypjen e popullsise.

Nderkaq komisari i BE-se per energjine Gnther Oettinger e kundershtoi kerkesen e ministrit te jashtem gjerman Guido Westerwelle per ndalimin e importeve te naftes nga Libia. Politikani liberal kishte kerkuar ne Gjeneve nderprerjen per 60 dite te marredhenieve financiare me Tripolin pra as pagimin e livrimeve te naftes.

Ka te ngjare qe do te ishte nje sinjal i keq dhe ndeshkim i personave te gabuar sikur tani pa marre aspak parasysh rajonet te mendohej per ndalim-importesh. Ne rast dyshimi me kete do te ndeshkoheshin ata qe jane ne rruge me te mire.

Shtetet anetare e shtyne bashkarisht Gaddafin serish qe ti jape fund dhunes dhe te filloje nje dialog me demonstruesit. Prej katastrofes humanitare dramatike ne vendin afrikanoverior dhe ne rajonet kufitare paralajmeroi komisarja e BE-se pergjegjese per krizat Kristalina Georgieva.

Autor Elert Ajazaj

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›