Nenkryetari i Parlamentit Europian Nese ndodh kjo kriza do te jete pa kthim
Vendimi i pritshem per asgjesimin e fleteve te votimit eshte percjelle nga Partia Socialiste si shqetesim madhor prane selise se Parlamentit Europian. Nje leter e firmosur nga kreu i grupit te saj parlamentar Gramoz Ruci e bere publike dje nga gazetarja Arta Tozaj e Top Channel ka zbuluar nje angazhim te fundit te selise roze per te bllokuar nje vendim qe do te thellonte krizen politike ne vend. Kjo permbajtje pershkon te gjithe letren e cila ne fakt i eshte adresuar komisionerit per zgjerim Stefan Fule dhe krereve respektive te grupeve parlamentare europiane te djathtit Jozef Daul dhe te majtit Martin Shultz. Situata eshte bere shume kritike pas deklarates se fundit te kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve perfaqesues i qeverise i cili pas nje qendrimi te Kryeministrit u shpreh se do te vendose ne axhende ne daten 17 marrjen e vendimit per hapjen e kutive te votimit dhe asgjesimin e fleteve te votimit. Nese ky vendim do te merret atehere mundesia per nje hetim parlamentar per zgjedhjet e pergjithshme te 2009-s do te jete perfundimisht e humbur. Ne mbetemi thellesisht te shqetesuar sepse nje akt i tille do te perbente nje goditje serioze ndaj demokracise sone parlamentare dhe perpjekjeve per dialog ne vend. Ajo do ti jepte fund dialogut politik ne te ardhmen dhe bashkepunimit mes partive. Kriza politike do te hynte ne nje rruge pa kthim thuhet ne letren e Gramoz Rucit drejtuar eurodeputeteve. Ai ka bere nje prezantim te zgjeruar dhe te hollesishem te procesit te negociatave te zhvilluar pergjate veres duke nenvizuar se ofertat e bera nga Partia Socialiste i jane permbajtur teresisht rezolutes se adaptuar nga PE-ja ne fillim te muajit gusht. Si e tille pergjegjesia e thellimit te krizes por edhe e mosarritjes se konsensusit sipas PS-se bie mbi shumicen dhe specifikisht mbi Kryeministrin Sali Berisha qe eshte promotor i bllokimit te situates ne vend. Nderkohe Top Channel ka percjelle reagimet e para nga PE-ja ku kabineti i komisionerit per zgjerimin Stefan Fule ka konfirmuar marrjen e letres se partise me te madhe opozitare ne Shqiperi. Ne kuptimin politik qendrimi i pare ka ardhur nga numri dy i Parlamentit Europian socialdemokrati Gianni Pitella. Djegia e fleteve te votimit do te ishte nje goditje e rende per demokracine parlamentare ne Shqiperi dhe kriza politike do te hynte ne nje rruge pa kthim ka paralajmeruar ai ne nje deklarate te posacme per shtyp. Keshtu edhe ne etapen e fundit te krizes opozita shqiptare e ka mbajtur shpresen te faktori nderkombetar i cili pritet te marre ne shqyrtim Shqiperine per nje sere ceshtjesh me shume rendesi. Keshtu mjafton te kujtohet se kete vjeshte do te diskutohet liberalizimi i vizave qe pret nje miratim final pa harruar edhe nje vend per statusin e vendit kandidat. Me nje krize qe po lexohet me shqetesim ne PE me nje akt qe me fletet e votimit asgjeson edhe shpresen e fundit per hetim parlamentar dhe zbardhje te se vertetes se 28 qershorit i cili ka provokuar nje nga ballafaqimet me te zgjatura te politikes shqiptare. Ne perspektive deklarimi ne letren e Rucit thekson se ne do te reagojme per mbrojtjen e demokracise dhe do te intensifikojme perpjekjet per zhvillimin e zgjedhjeve te lira paralajmeron se kriza vijon te mbetet dhe se perpjekjet per menaxhimin e saj do te duhet te rimerren edhe nga komuniteti nderkombetar.