E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMSH kerkon bashkepunim nderinstitucional per ndertimin e xhamise

Komuniteti Musliman ka reaguar pas shpalljes se projekti fitues per ndertimin e xhamine e re ne Tirane. Ne nje deklarate per shtyp KMSH shpreh pasiguri lidhur me realizimin e ketij projekti pasi nuk eshte zgjidhur shpronesimi i siperfaqes se trualli mbi te cilin do te ndertohet xhamia.

Ne kemi shprehur haptazi paqartesite ne lidhje me shpronesimin e truallit dhe lejen e sheshit te ndertimit shqetesim ky i cili nuk ka qene vetem i institucionit por edhe i te gjithe besimtareve muslimane te cilet jane treguar shume te ndjeshem ne kete ceshtje thuhet ne deklarate. KMSH shprehet se pret sqarime te cilat do te qartesojne realizimin e ketij projekti si edhe shpreson ne bashkepunimin e vazhdueshem nderinstitucional per realizimin e ketij objektivi.

Bashkia e Tiranes ka perzgjedhur studion fituese per realizimin e ketij projekti. Kreu i Bashkise Edi Rama shpalli ne emer te jurise se xhamia e re e Tiranes dhe muzeu i bashkejeteses fetare do te ndertohen nga studioja arkitekturore BIG - Kopenhagen.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›