Debate në KQZ për qendrat private të votimit
Ambjentet private të cilat janë përzgjedhur për të qenë qendra votimi në datën 8 maj kanë shkaktuar përsëri debate në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Eridion Salianji deklaroi se pas vendimit të kolegjit zgjedhor për rishikimin e ambjenteve private në Kamëz drejtuesit vendor ende nuk kanë përzgjedhur qendra të tjera.
Ndërkohë që kreu i KQZ Arben Ristani deklaroi se në rast se ka shkelje atëherë do të merren edhe masat.
Komisioni Qëndror Zgjedhor miratoi gjithashtu edhe disa pika të tjera të cilat ishin në rend dite midis të cilave lirimi i disa anëtarëve të KZAZ-ve të kërkuara prej subjekteve politike.
Ndërkohë që u nuk u miratua kërkesa e Komitetit Shqiptar të Helsinikit për akreditimin e disa vëzhguesve të tjerë e cila u shty për shqyrtim ditën e djeshme.