E Diel, 1 Nëntor 2026

KOKSH, Domi: Snjohim zgjedhjet nen presion

Pas nje mbledhje te Komitetit Ekzekutiv te ketij organizmi, presidenti i KOKSH-it, Hysen Domi, ka deklaruar se instuticioni qe ai drejton nuk do te njohe zgjedhjet ne federatat sportive nese politika do te vazhdoje presionet.

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ka quajtur te paligjshem ngritjen e komisionit Ad-Hok qe do te monitoroje zgjedhjet ne federatat sportive.

Pas nje mbledhje te Komitetit Ekzekutiv te ketij organizmi, presidenti i KOKSH-it, Hysen Domi, ka deklaruar se instuticioni qe ai drejton nuk do te njohe zgjedhjet ne federatat sportive nese politika do te vazhdoje presionet.

“MTKRS ka filluar nje veprim abuziv duke ngritur nje komision Ad-Hoc dhe duke bere nje veprim te jashteligjshem. Nese do kete presione ne nuk do t’i njohim zgjedhjet”, theksoi Domi.


Presidenti ka pohuar gjithashtu se organizmat nderkombetare do te njoftohen per te gjitha gjerat qe po ndodhin dhe do te ndodhin ne zgjedhjet e federatave dhe KOKSH-it, nderkohe qe ka theksuar se Asambleja Zgjedhore te mbahet me 6 dhjetor edhe pa statut te firmosur nga ministri Pango.

Kryetarja e komisionit te sportisteve, Klodiana Shala, ka kerkuar nga ekzekutivi qe ne Asamblene Zgjedhore, sportistet elitare qe i kane sjelle medalje Shqiperise, te kene te drejte vote.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›