E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli planifikon të pushtojë Gazën

TEL AVIV, 5 maj /ATSH-DPA/- Kabineti izraelit i Sigurisë ka miratuar sot planin për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe për t’i mundësuar ushtrisë kontrollin e territorit për një kohë të pacaktuar, sipas burime qeveritare.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat e armatosura do të kalojnë nga kryerja e bastisjeve në pushtimin e Rripit të Gazës në krijimin e një pranie të përhershme atje.

“Plani përfshin zhvendosjen e popullsisë nga veriu në jug”, sipas deklaratës së qeverisë.

Qëllimi i Izraelit është të mposhtë grupin islamist palestinez Hamas dhe të sigurojë lirimin e pengjeve që Hamasi ende mban.

Netanyahu tha se ai vazhdon të mbështesë planin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për një “emigracion vullnetar të banorëve të Gazës” dhe se diskutimet janë duke u zhvilluar me disa vende.

Plani i Trump, për “marrjen e kontrollit” dhe “zotërimin” e Rripit të Gazës nga SHBA-ja, u prit me kritika të forta ndërkombëtare.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha muajin e kaluar se ushtarët izraelitë duhet të merrnin kontrollin e përhershëm në të gjitha zonat e pushtuara në Rripin e Gazës.

“Ushtria do të mbetet në “zonat e sigurisë” dhe do të veprojë si një tampon midis armikut dhe komuniteteve izraelite në çdo realitet të përkohshëm ose të përhershëm”, tha Katz.

Ndryshe nga e kaluara, ushtria nuk do të evakuojë më zonat, tha Katz.

“Nëse Hamasi nuk i liron pengjet, operacionet do të zgjerohen”, shtoi ai.

Më herët, Katz tha se forcat e armatosura do të pushtonin zona të mëdha në Rripin e Gazës për të shërbyer si “zona sigurie” të kontrolluara nga Izraeli. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›