KORE/ Dhunuan me maska familjen 4 te arrestuar
KORE- Arrestohen kater autoret e dyshuar per plagosjen e tre personave ne tentative per ti grabitur me maska. Policia e Korces beri te ditur se eshte zbuluar ngjarja e ndodhur ne Zicisht te Devollit. Nuk kaluan as 24 ore nga sulmi me maska dhe arme ne banesen e 50- vjecarit Petraq Miholli ku mbeti i plagosur kryefamiljari gruaja dhe vajza e tij dhe policia vuri ne pranga autoret. Operacioni i koduar Dobranji coi ne pranga Darlin Metollin 19 vjec Geraldi Kason 18 vjec Gentian Zyfi 23 vjec qe te tre nga fshati Domranj i Devollit si dhe 27-vjecari Aleksander Taho nga fshati Plase i Korces. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane shkuar ne banesen e Petraq Mihollit dhe e kane keqtrajtuar ate vete dhe pjesetaret e familjes se tij. Miholli ka si aktivitet privat perpunimin e qumeshtit dhe ata kane pasur si qellim grabitjen tha policia. g.a