Skrapar fqinji 52 vjec perdhunon adoleshenten
Ai e perdhunoi ate barbarisht ne momentin kur prinderit e saj nuk ndodheshin ne banese. Ngjarja ndodhi rreth ores 1300 te se premtes ne fshatin Backe te rrethit te Skraparit. Sipas policise vajza me inicialet M.K. eshte paraqitur ne komisariatin e orovodes bashke me prinderit e saj teksa ndodhej ne nje gjendje te rende psikologjike. Ajo deklaroi ne polici se ishte perdhunuar nga fqinji i saj 52-vjecar Shefqet Koromani. Bazuar ne deshmine e vajzes se abuzuar policia ndertoi edhe skenarin e ngjarjes se rende. Mesohet se Koromani ka shkuar ne banesen e adoleshentes duke e pyetur fillimisht se ku ndodheshin prinderit e saj. Ajo i ka pohuar atij se nuk ndodheshin ne banese pa e ditur se qellimi i tij kishte qene te kryente marredhenie seksuale me te. Kaq ka mjaftuar qe ai ta terheqe forcerisht brenda adoleshenten dhe te kryeje marredhenie me te. Me kot eshte mundur te kerkoje ndihme pasi 52-vjecari nuk e ka lejuar te beje asnje manovrim per ti shpetuar sulmit te tij. Vajza ka qene e pafuqishme duke u kthyer ne viktime e abuzimit seksual. Pasi e ka perdhunuar Koromani eshte larguar me shpejtesi nga banesa. Nje ore pas ngjarjes prinderit e gjeten vajzen e tyre ne gjendje te rende psikologjike. Ajo iu ka treguar gjithcka i kishte ndodhur teksa kishte qene e vetme. Bashke me te bijen ata iu drejtuan komisariatit te policise ku kryen edhe kallezimin penal. Blute u nisen drejt fshatit ku kishte ndodhur ngjarja dhe pas shume kerkimesh rreth ores 0200 arriten ta gjejne 52- vjecarin te fshehur ne pyll. I arrestuari pranoi menjehere pas arrestimit perdhunimin e fqinjes se tij adoleshente. Ai shfaqi pendese duke kerkuar edhe meshire. Por blute e prangosen per vepren penale kryerje e marredhenies seksuale me dhune me te mitura parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal. Mesohet se vajza i eshte nenshtruar nje kontrolli mjekesor ndersa ekspertiza mjekoligjore konstatoi edhe perdhunimin e saj. Ngjarja rasti i trete brenda nje viti
Perdhunimi i adoleshentes nga fshati Backe i rrethit te Skraparit shenon rastin e trete te ngjarjeve ne qarkun e Beratit. Policia ka mundur te arrestoje ne te gjitha rastet autoret ndersa viktimat e abuzimit seksual jane trajtuar ne spital per shkak te traumave qe kane perjetuar.
SKRAPAR/ DILAVER XHELILI