Naum Disho sdorezon zyren e OMONIA-s Jam une kryetari i ligjshem
KORE- Naum Disho nuk pranon tia dorezoje vulen dhe celesat e zyres kreut te sapozgjedhur te OMONIA-s Ligoraq Karamelo. Teksa ky i fundit dy dite me pare u prezantua per gazetaret ne nje lokal Disho dha dje nje konference per shtyp ne zyren e OMONIA-s. Ai doli ne deklarate ne cilesine e kreut te kesaj organizate duke pretenduar se eshte i zgjedhur dhe jo i emeruar. Si kryetar i zgjedhur i organizates se ligjshme te Omonia-s dua ti kujtoj Vangjel Dules se me vjen keq qe thote se nuk me njeh pasi ai ka qene edhe ne banesen time duke me kerkuar mbeshtetje per PBDNJ-ne ne qershor te vitit te kaluar u shpreh Disho. Ai foli me tone te ashpra edhe ndaj Komunes se Drenoves lidhur me qendrimin e kesaj te fundit per mosmarrjen e lejes gjate kryerjes se punimeve ne varrezat e Boboshtices. Komuna nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet e kishes perderisa varrezat e vjetra te Boboshtices ndodhen ne territorin dhe ne pronesine e kishes tha Disho. Ai mohoi dhunimin e varrezave duke u shprehur se atje nuk jane kryer germime qe te zbulojne eshtrat dhe se nuk jane hapur themele. Persa i perket varrezave te Boboshtices dhe memorialit dua te pozicionoj gjerat ne dimensionin real. Varrezat i perkasin territorit te kishes ortodokse dhe Komuna e Drenoves nuk ka asnje kompetence administrative per te. Ketu behet fjale vetem per nje ceshtje morale dhe jo per ceshtje ligjore. Shtresa e cimentos e hedhur ne shkalle dhe ne rrugicen mes parcelave eshte nje pune qe nuk kerkon themele dhe per rrjedhoje nuk ka qene e nevojshme te behen germime. Akti qe duhet denuar atje eshte vetem djegia e kurorave te vendosura per nder te ushtareve greke. Dua te denoncoj qarqe te panjohura qe iniciuan kete provokim ne kete varreze te cilat kane per qellim direkt prishjen e marredhenieve te fqinjesise se mire mes popullit grek dhe atij shqiptar tha ne deklaraten e tij Naum Disho. Sipas tij Ligoraq Karamelo njihet nga komuniteti helen ne Korce si person i paqendrueshem ne pozicionet e tij politike. Ai eshte i perjashtuar nga PBDNJ dhe nga OMONIA ndaj nuk ka te drejte te flase ne emer te saj tha Disho. Kreu i sapozgjedhur i OMONIA-s Karamelo u shpreh se nuk ka ndermend ta nxjerre me force Naum Dishon nga zyra por kjo ceshtje sipas tij do te zgjidhet institucionalisht. Ai shtoi se Naum Disho duke kamufluar ceshtjen e ka regjistruar OMONIA-n ne Gjykaten e Tiranes si nje shoqate e qarkut te Korces. g.a