E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durresit debati nderpret gjyqin

TIRANE - Gjykata per Krimet e Renda u njoh dje me deshmite e dy deshmitareve te mbrojtjes ne procesin ne ngarkim te te akuzuarve si anetare te bandes se Durresit. Seanca e djeshme eshte shoqeruar me debate mes paleve debate qe kane cuar me pas ne nderprerjen e seances. Pyetjet e Prokurorise drejt deshmitarit Gezim Haxhia kane hasur ne kundershtite e mbrojtesve. Para gjykates deshmitari Haxhia tregoi per vrasjen e vitit 1998 ne Durres ku ka mbetur i vrare shtetasi Dritan Sallaku dhe jane plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi. Per shkak te debateve gjykata ka urdheruar largimin nga seanca te te pandehurit Lulzim Berisha. Ne vijim nga seanca jane larguar edhe disa nga mbrojtesit cka coi ne nderprerjen e saj. Nderkohe po dje deshmitari Ardian Brazhda kishte pare automjetin nga zbriten 4-5 persona te cilet dyshohet te jene autoret e ngjarjes se tetorit 1998 ne Rrashbull te Durresit ku ne nje prite te armatosur u vrane Ilir Xhunga Arjan Paja si edhe u plagos Marsel Sotiri. Po kthehesha nga puna kur pashe nje makine nga e cila zbriten 4-5 persona. Kishin arme ne duar. Iken nga kodra. Pas pak degjova bresheri. Ika per ne shtepi. Te nesermen mora vesh se aty ishin vrare dy vete dhe plagosur nje tjeter tha deshmitari. Sipas tij asnje nga personat e pare prej tij nuk ishte ndonje nga te pandehurit ne proces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›