E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror me arme ne lokal 1 vdes

Dy prej shokeve te viktimes jane ne gjendje te rende ndersa autoret u arratisen me shpejtesi nga vendi i atentatit.
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes rreth ores 19.30 ne periferi te qytetit te Korces ne lagjen 8 ose te njohur ndryshe si Radanec. Nje person i armatosur me automatik sipas te dhenave nga fshati Porodine i Korces ka hyre ne lokalin e lojerave te fatit dhe ka zbrazur bresherite e plumbave. Policia tha se jane plagosur pese vete qe ishin brenda lokalit por nga ana e atyre qe ndodheshin brenda nuk ka pasur kunderpergjigje me arme. Te plagosurit jane derguar me urgjence ne spitalin e Korces. Sipas te dhenave te para te policise qe iu referua bluzave te bardha tre nga personat e qelluar me arme automatike u paraqiten ne gjendje me te rende. Ndersa te afermit e te plagosurve ngulmonin te mesonin fatin e tyre ne spital u mesua se humbi jeten nje nga te plagosurit me rende. Mikel Tebeciku 22 vjec nga qyteti i Korces vdiq ne spital nga plaget e renda pavaresisht nderhyrjes se shpejte kirurgjikale. Burime spitalore bene te ditur se ne gjendje mjaft kritike per jeten paraqitej ne spital edhe 23-vjecari Kastriot Hyska po nga qyteti i Korces. Nje tjeter i ri gjithashtu eshte rende ndersa dy te tjere identiteti i te cileve nuk u be i ditur kane qene jashte rrezikut per jeten. Policia e Korces filloi menjehere nje operacion te gjere per kapjen e autoreve duke filluar kerkimet ne te gjitha fshatrat perreth qytetit dhe sidomos ne fshatin Porodine ku banojne te rinjte qe kryen pergjakjen masive ne lokalin e lojerave te fatit. Policia u vu me shume ne kerkim te autorit kryesor te ngjarjes ndersa sipas te dhenave te para ka shoqeruar persona te dyshuar qe kane qene me ate deri ne afersi te lokalit. Sipas hetimeve te para te policise disa te rinj kane shkuar ne lokalin e lojerave te fatit per tu hakmarre pas nje zenke te castit me grupin e te rinjve nga Korca por vetem njeri prej tyre i armatosur me automatik ka hyre brenda dhe ka qelluar. Zenka ka filluar ndersa nje banor i fshatit Porodine qe eshte ne moshe te re po luante ne kompjuter. I zemeruar sepse kishte humbur nje shume te madhe te hollash ne loje ai eshte kthyer nga nje i ri korcar banor i lagjes Radanec me shprehjen me shikon ashtu. Duke qene se ndodhej ne shoqerine e disa te rinjve te tjere te se njejtes lagje i riu korcar ka reaguar me fyerje ndaj te riut nga fshati Porodine. Ky i fundit eshte ndier i pambrojtur dhe nuk ka matur forcat ne ate moment duke pare se kishte perballe disa te rinj shoke midis tyre. Policia tha se personi qe po luante ne kompjuter pas zenkes ka dale nga lokali dhe ka thirrur ne ndihme te njohur te tij po nga fshati Porodine. Dyshohet se pikerisht personi qe filloi zenken dhe kishte humbur shumat e parave ne lojen me kompjuter te kete qelluar i armatosur. Pasi ka qelluar mbi grupin e te rinjve nga qyteti i Korces autori ka dale me shpejtesi dhe eshte larguar me shoket e tij qe i erdhen per ndihme.

KORE/ GEZIM ASHIMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›