KORRUPSIONI ME UJIN
Ime shoqe më telefonoi e alarmuar se uji nuk kishte ardhur për të dytën ditë radhazi. Më tregoi se kishte folur me administratorin e pallatit dhe ai i kishte sqaruar se nuk ishte problem i pamjaftueshmërisë së depozitave apo defekt i pompës.
Ujin na e kishte racionuar komuna. Burri që mbledh paratë për ujin në një zyrë që është njëkohësisht edhe shtab elektoral(!) i Partisë Socialiste, i kishte thënë administratorit se uji mund edhe të lëshohej. Si njeri tepër praktik, administratori ynë kishte ofruar një "kafe" (500 lekë të reja) për njeriun e ujit, por ky kësaj radhe kishte folur qartë: një pezdhjeçe! E administratori nuk mund të jepte kaq, se nuk na e mbushte dot mendjen pastaj për aferën dhe i mbetej t‘i paguante nga xhepi.
***
Në Fier, përpara dy javësh, u bë rrëmujë e madhe në zyrat e gjendjes civile. Interesi për certifikata familjare arriti kulmin papritur, duke shkaktuar radhë e vonesa në sportele. Arsyeja u sqarua shumë shpejt: Ujësjellësi i Fierit kërkonte nga çdo familje të vërtetonte numrin e anëtarëve, që në bazë të këtij numri të llogaritej fatura e ujit.
Krerët e Ujësjellësit e morën këtë vendim pasi patën një numër të madh ankesash nga qytetarët, të cilët pretendonin se faturoheshin njësoj edhe familjet me dy anëtarë, edhe ato me dhjetë, ndërkohë që logjikisht një familje me shumë anëtarë konsumon më shumë ujë.
Shumica e njerëzve e pranuan pa mëdyshje vendimin dhe u dyndën në zyrat e gjendjes civile për të vërtetuar numrin e anëtarëve të familjeve, në mënyrë që të zvogëlonin kështu faturat.
***
Gazeta "Shqip", nëntor 2008 - Një 60-vjeçar nga një fshat i Komunës Levan të Fierit u vu në prangat e policisë, pasi kishte qëlluar me kosore faturistin e ujit të pijshëm. Hajri Elezi ka kundërshtuar faturën dhe ka kërkuar sqarime nga punonjësi i Ujësjellësit, pasi ai prej kohësh nuk kishte ujë në shtëpi. Pas shkëmbimit të fjalëve, 60-vjeçari dhe faturisti janë përleshur dhe i zoti i shtëpisë ka përdorur një kosore, duke e plagosur rëndë tjetrin.
***
Tri historitë e shkruara më sipër nuk kanë shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën, por ilustrojnë problemin më të madh që ka sot sistemi i furnizimit me ujë. Nëse në rastin e parë supozohet një rast i pastër korrupsioni, rasti i dytë dhe i tretë tregojnë qartë sa i favorshëm është "sistemi" për ta ushqyer korrupsionin.
Rrallëkund në Shqipëri, uji paguhet për aq sa shpenzohet. Në Fier për shembull rezulton se vetëm 30 për qind e konsumatorëve janë të pajisur me ata që i quajmë "sahate uji", ndërkohë që rreth 80 për qind e konsumatorëve paguajnë rregullisht faturat tek Ujësjellësi. Në periferi të Tiranës, rrëzë Dajtit, edhe pse të gjithë pallatet e rinj janë të pajisur me aparate matës, uji faturohet me tarifë fikse: 500 lekë në muaj për familje; dhe në faturë nuk figuron qoftë edhe formalisht leximi i matësit.
E keqja është se faturimi i ujit afrofe është pranuar si normalitet, sepse 500-lekëshi nuk është shumë e konsiderueshme. Në të vërtetë, buxheti i asnjë familjeje nuk do të rrënohej nga pagesa e 500 lekëve në muaj, qoftë edhe kot. Por fakti që askush nuk e di se sa harxhohet dhe sa paguhet bën që ne sot të vuajmë për ujë edhe në mes të dimrit, edhe rrëzë Dajtit plot burime.
Sigurisht, Shqipëria ka shumë probleme të tjera më të mëdha. Por që ta sistemojmë këtë vend, duhet të fillojmë nga gjërat e vogla, të luftojmë së pari korrupsionin e "pezdhjeçeve", që mund të mposhtet shumë më lehtë se korrupsioni i milionave.
Në rastin e ujit, kemi të bëjmë me një "armik" të dobët, me struktura të përbëra nga pak njerëz, që veprojnë të shpërndara dhe që qarkullojnë pak para. Kjo luftë nuk kërkon armatime speciale. Mjafton që të gjithë të tregojmë pak qytetari e të kërkojmë të paktën të na thonë sa kemi shpenzuar, përpara se të paguajmë. Sistemi aktual nuk i përballon dot kërkesa kaq normale e të natyrshme dhe pa dyshim do të thyhet shpejt.
P.S.
Në qarqet e gazetarisë mbetet ende i hapur debati nëse gazetari duhet të jetë apo jo subjekt i problemit që trajton. Disa e konsiderojnë diçka të pandershme trajtimin e problemit në kushtet e të qenit "palë", ndërsa të tjerë thonë se paraqitja e ftohtë e fakteve e bën krejt të parëndësishëm pozicionin e vetë gazetarit në histori. Personalisht, nuk kam zgjedhur ende se cilën teori të përqafoj, por sot u ndjeva i detyruar të qëndroj nga ana e atyre që e pranojnë gazetarin edhe në mes të historisë.