Statuti i PS, nuk përjashtohet platforma e Blushit dhe Lakrorit
Pas vendimit të Asamblesë Kombëtare për ngritjen e dy grupeve që do të punojnë për të bërë ndryshimet në statut dhe program, nis puna për hartimin e planit të punës dhe shqyrtimit të mendimeve. Pak ditë më parë, është bërë konstituimi i grupeve, ndërsa duket se janë hedhur piketat e para se si do të shkojë puna deri në muajin prill të vitit 2010, kur paketa e ndryshimeve do t‘i paraqitet për miratim kongresit socialist.
Burime nga selia rozë konfirmuan se puna po ecën në të dyja drejtimet. Sa i përket ndryshimeve në statut, burimet thanë se nga diskutimi nuk përjashtohet asnjë prej propozimeve, edhe ato të publikuara deri më tani, ajo e ish-kandidatit për kryetar partie, Maqo Lakrori, i cili është edhe në grupin e punës dhe platforma që mban emrin e Ben Blushit. Kryetari i PS-së në deklarimet e tij më të hershme ka bërë të ditur se do të merret parasysh edhe kjo platformë, pika e nxehtë e së cilës është ndërprerja e menjëhershme e mandatit të kryetarit të partisë, në rast se ai humb zgjedhjet si dhe të mos ketë të drejtë rikandidimi. Burimet nga PS bënë të ditur se ka një ide të mënyrës se si do të ecë puna, por nuk ka një përcaktim se cilat propozime konkrete do të merren parasysh. Duket se platforma e Maqo Lakrorit ka më shumë shanse. Ky i fundit pak ditë më parë konfirmoi se duke qenë pjesë e grupit të punës do të punonte për integrimin e propozimeve të tij në paketën përfundimtare të ndryshimeve në statut. Sa i përket ndryshimeve në program, socialistët e kanë marrë seriozisht që përtej së majtës e së djathtës të mos jetë vetëm një ide e artikuluar, por edhe e shkruar dhe e zbatuar. Me propozim të anëtarit të grupit të punës për ndryshimet në program, Pandeli Majko do të synohet që në program të përfshihen edhe shtylla dhe pika që lidhen me programet e partive të djathta. PS synon të bëjë për vete disa prej shtresave të cilat nuk kanë qenë ndonjëherë votuese të saj siç janë ish-pronarët, ish të përndjekurit etj. Sakaq, PS po kërkon edhe identitetin e saj, duke bërë një rivlerësim të figurave të së majtës. Fan Noli, një figurë e rëndësishme politike e historike e viteve ‘20-‘30 në vendin tonë, duket se do të zërë një vend të rëndësishëm në historinë e së majtës. "Mund të duket e tepruar, por rivarrosja e dy figurave të veçanta të historisë, Fan Noli dhe Ahmet Zogu, duhen kuptuar qartë. Zogu përbën gjenezën e së djathtës, ndërsa Noli të së majtës. Këto dy figura mbeten aq të çuditshëm përballë njëri-tjetrit, ashtu siç mbeten të çuditshme e majta dhe e djathta sot", është shprehur deputeti socialist disa ditë më parë.
Grupi për ndryshimet në program do të drejtohet nga Edi Rama dhe përbëhet nga: Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Ditmir Bushati, Besnik Baraj, Ervin Bushati, Eglantina Gjermeni, Ermelinda Meksi, Gëzim Tushe, Ilir Beqja, Namik Kopliku, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Shkëlqim Cani, Valentina Leskaj dhe Vasilika Hysi. Grupi i punës për projektin e ndryshimeve në statutin e partisë dhe librin e rregulloreve drejtohet nga kryetari i AK-së, Gramoz Ruçi, dhe përbëhet nga: Arben Ahmetaj, Agustin Marku, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Damjan Gjiknuri, Erjon Braçe, Elvira Shapllo, Ethem Ruka, Fatmir Xhafaj, Genc Gjonçaj, Ilir Gjoni, Maqo Lakrori, Musa Ulqini, Namik Dokle, Ndue Doda, Rajmonda Gjoni, Saimir Tahiri dhe Taulant Balla.