E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valentino luan "simfoninë" e nëntë

Valentino Rosi luan "simfoninë" e nëntë. Po, sepse edhe një tjetër kampion bote është i tij tashmë. Në Malajzi i mjafton një vend i tretë, pikërisht përpara Lorencos, në një garë më të komplikuar sesa kishte parashikuar, sepse një mot me shi të rrëmbyeshëm ka shpërthyer sapo është hapur korsia e bokseve dhe ka provokuar një vonesë prej 40 minutash të nisjes. Kjo garë fitohet, por do të ishte më mirë të thuhet, dominohet nga australiani Kejsi Stoner, i cili që nga xhiroja e parë i lë pas të gjithë dhe fiton me një diferencë të madhe nga Dani Peroza dhe Valentino.

Shtrëngata — Valentino ka qenë gjithmonë nën kontrollin e situatës, me gjithë gabimin në kthesën e parë, e cila e ka bërë të zbresë nga vendi i parë në atë të tetin. Gjërat janë rikthyer menjëherë në favor të italianit pak para nisjes. Në fakt Lorenco është rifutur në bokse, pasi ka kolauduar motorin e tij "M1" në pistën e lagur dhe më pas i është drejtuar grilës së nisjes. Pastaj, kur ka provuar të kthehet sërish në pistë, "pit-lane" ishte mbyllur. Një gabim i pafalshëm për të. Dhe i duhet të niset nga bokset.

Çfarë starti — Piloti spanjoll është një kampion i vërtetë. Në vend që të dëshpërohet, i drejtohet pistës me një karikim të madh që nga fillimi. Në kthesën e parë është i njëmbëdhjeti, me Valentinon që nuk e humbet nga shikimi. Të dy rinisin ngjitjen së bashku. Kalojnë në fillim Melandrin. Pastaj Kapirosin, Hajdenin dhe Eliasin. Deri sa arrijnë në vendin e katërt dhe të pestë. Këtu një pilot normal do të kënaqej. Ndërsa, duke përfituar nga një ndjenjë gjithnjë e më e mirë, Rosi e parakalon Lorencon me frenim dhe mbyll llogarinë.

Bota mënjanë — Atje përpara, Stoner ishte i papërmbajtshëm dhe arrin të fiksojë edhe kohë të pazakonshme për Botërorin e MotoGp. Gjynah për krizën që e kapi në mesin e sezonit, e cila për pak sa nuk na privoi nga një kampion, që do të ishte një tjetër pengesë e vështirë për Rosin. Pas lëkundjeve fillestare, pozicionet janë stabilizuar, me Valentinon që fiton një diferencë të mirë ndaj Lorencos dhe shkon të sulmojë Dovizioson dhe Pedrozën. Mendohet se nuk kishte nevojë të ecte kaq shpejtë, por ky është një diskutim i zakonshëm. Pa këtë mentalitet prej talenti nuk do të kishte mundur të fitonte 103 gara. Një homazh vjen nga i zhgënjyeri i këtij viti, Andrea Dovizioso, që hedh tutje një pod të mundshëm për t‘u përplasur në asfalt. Në këto momente edhe Valentino arsyeton dhe kënaqet me vendin më të ulët në pod. Dhe mbi të gjitha me shampanjën për të festuar titullin e nëntë botëror, pas atyre të fituar në 1998 (klasi 125cc , 1999 (klasi 250cc), 2001 (klasi 500cc) dhe 2002, 2003, 2004, 2005, 2008 në MotoGp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›