E Shtunë, 31 Tetor 2026

KOSOVA REPUBLIKE, ndryshojne tekstet shkollore

Luljeta Ndoka
Historia e Kosoves hapi nje kapitull te ri dhe bashke me te ndryshojne edhe disa prej teksteve shkollore. Ngjarja historike sjell keshtu reflektim te menjehershem dhe ne arsimin shqiptar. Ministri i Arsimit dhe e Shkences, Genc Pollo, ka udhezuar dje shtimin ne lenden e Historise, te nenshkrimit te Pavaresise se Kosoves dhe njohjen e saj nga bota. “Shpallja e Republikes se Kosoves si shtet sovran dhe i pavarur do te pasqyrohet ne librat shkollore te Historise dhe Gjeografise”, - deklaroi MASH. Dikasteri tha se permes nje urdhri te posacem, ka vendosur ndryshimin e programeve lendore. Ai ka udhezuar edhe per ndryshime ne lenden e Gjeografise, per sa i perket kryesisht shtrirjes territoriale te Republikes se Kosoves. Ky udhezim del per efekt te programit qe duhet te kene parasysh specialistet e BOMIT (Bordit te Miratimit te Teksteve). Keshtu, tekstet e reja, ku studiohet historia dhe gjeografia e Kosoves, do te kene permiresime, te cilat kontestojne ne shtim dhe ndryshime ne tekstet e siperpermendura.
Ne porosine per librat e reja te Historise e Gjeografise te vitit shkollor 2008-2009 (Altertekst 2008), kusht per certifikim do te jete pasqyrimi i nenshkrimit te deklarates se pavaresise, nje ngjarje kjo me rendesi madhore per Kosoven, por dhe per Shqiperine e pjesen tjeter te botes. Per kete, botuesit do te marrin nga Bordi i Miratimit te Teksteve Shkollore udhezime per ndryshimet perkatese ne programet lendore. Me konkretisht, ne lenden e historise eshte e nevojshme qe ngjarjet te shtrihen deri ne pranveren e ketij viti dhe sidomos ne daten 17 shkurt 2008, perfshire dhe pavaresine e Kosoves e te pasqyrohen ne programin e historise se klases se VIII, IX ne arsimin baze dhe Historine e vitit te III dhe IV ne shkollat e mesme. Ndersa ne lenden e Gjeografise, duhet te ndryshohen teksti i klases VII e IX ne arsimin baze dhe Gjeografia e vitit te katert te shkolles se mesme.
Sipas procedurave te miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, shtepite botuese i pergatisin tekstet ne baze te kritereve qe vendos dikasteri i Arsimit. Elementet te cilat merren parasysh ne vleresimin e tyre jane: Perputhja me programin e lendes, saktesia dhe niveli shkencor i permbajtjes, gjuha, metodat pedagogjike, paraqitja grafike e materialit, dizenjimi, ilustrimet, ndjeshmeria ndaj barazise, etj. Mesuesit doemos duhet qe te njihen me variantet e teksteve alternative, te diskutojne ne komision per cilesine e secilit tekst alternativ dhe te vendosin me te mirin, ate tekst qe permbush kriteret dhe standardet qe i pergjigjen me mire mjedisit ku ai do te jape mesim. Kete vit, mesuesit kane ndihme edhe pervojen e nje viti me pare, gje qe do t`i lehtesoje ata qe te bejne zgjedhjet e duhura.
Librat hyjne ne fuqi ne vitin shkollor 2008-2009
Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, tekstet do te jene te vlefshme per botimin qe do te behet per nxenesit qe fillojne vitin shkollor 2008-2009. Ndersa eshte teper vone per te bere ndryshime per kete vit, i cili eshte ne gjysmen e tij. Keshtu, ndryshe nga nxenesit e ketij viti shkollor, ne vitin e ardhshem Kosova do te paraqitet ne histori dhe ne gjeografi ndryshe nga c’eshte paraqitur deri tani. Historia do te kete ne thelb te saj nenshkrimin e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008, menyra se si eshte pritur nga Shqiperia, Kosova, Rajoni, Evropa dhe bota, duke permendur edhe shtetet qe e kane njohur dhe ato qe s’e kane bere nje gje te tille. Sipas burimeve nga MASH, “shpallja e Republikes se Kosoves si shtet sovran e i pavarur do te pasqyrohet ne librat shkollore ne vendin tone sipas nje urdhri te posacem te ministrit te Arsimit e Shkences.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›